E Shtunë, 31 Tetor 2026

Semundje e veshkave 400 raste te reja ne vit

Shqipëria numëron rreth 400 raste të reja çdo vit të pacientëve që vuajnë nga sëmundjet e veshkave. Përballë këtyre shifrave shqetësuese autoritetet e shëndetësisë në ditën botërore të luftës kundër këtyre patologjive që prekin veshkat, përcjellin apelin se qytetarët duhet t’i nënshtrohen të gjitha kontrrolleve. Alkooli, duhani, por edhe faktorë të tjere, janë shkaktarët kryesore të shfaqjes së tyre.

“Sëmundshmëria e sëmundjeve të veshkave është 118 për 1 milionë banorë. Kjo do të thotë që në Shqipëri në gjithë vitin presim rreth 400 raste të reja me sëmundje të veshkave për të bërë kontrollin apo analizën. Të paktën një herë në vit duhet të bëjnë analizë rutine të urinës. Të ndërgjegjësohen në aspektin e duhanit, alkoolit, të ndjekin hipertensioni, të masin edhe nivelin e shqerit në gjak” thotë Enver Rroshi, drejtor i Shëndetit Publik në Tiranë.

Grupmosha më e prekur është ajo mbi moshën 50- vjeç. Por   grupe në risk janë edhe të rinjtë si dhe fëmijët. Tashmë në vendin tonë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” , krahas procesit të dializës realizohen edhe transplante. Vetëm vitin e kaluar janë kryer dhjetë, ndërkohë që këtë vit synimi është të realizohen tek 8 pacientë.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›