E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndertimet pushtojne shinat. 150 kalime te paligjshme ne 420 km

Njesite vendore dhe inspektoriatet qe jane pergjegjese per prishjen e kalimeve te paligjshme dhe ndertesave pranë brezit hekurudhor nuk po veprojnë, ky është shqetësimi i ngritur nga Drejtori i pergjithshem i hekurudhave Zamir Ramadani. Ka nje numer te madh shkresash qe dergohen drejt komunave dhe bashkive qe kane ne administrim linjen hekurudhore per prishjen e kalimeve te paligjshme por neglizhenca e treguar po kushton jetë njerëzish si pasojë e aksidenteve në të shumtën e rasteve të shoqëruara me viktima.

“Kemi bashkëveprim me ALUIZNI-n. kodi hekurudhor I detyron këto instance për të marrë miratimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Hekurudhave. Në bazë të kodit hekurudhor kemi dhënë leje në ato zona ku nuk shkelet kodi hekurudhor, në ato zona ku janë brenda kodit hekurudhor. Brenda zonës që nuk lejon ndërtimet ne kemi kundërshtuar. Kodi hekurudhor përcakton shumë qartë që ndërtimet nga brezi hekurudhor duhet të jenë 25 metra larg aksit të vijës hekurudhore” tha Ramadani.

Ne te gjithe linjen hekurudhore te vendit tone me gjatesi 420 km drejtoria e hekurudhave ka evidentuar nje numer prej 150 kalimesh te paligjshme dhe një numër të pallogaritshëm ndërtesash brenda brezit hekurudhor.Ne shume raste kur eshte nderhyre per prishjen e tyre, shume shpejt ato jane ringritur nga banoret të cilët janë vetë me pranë rrezikut të aksidenteve.

Aleks Kalemasi                        
Azhornuar së fundi ( e enjte , 10 mars 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›