Ekonomia rritje me 3.9

Ekonomia shqiptare është rritur me 3.9 për qind gjatë vitit të shkuar, duke arritur sërish në një periudhë krize të performojë mirë. Instituti i Statistikave publikoi të dhënat zyrtare për rritjen ekonomike dhe sipas sektorëve industria, tregtia, transporti dhe shërbimet ndikuan në këtë performancë të mirë.
“Gjatë tremujorit të katërt të vitit 2010 ekonomia e Shqipërisë u rrit me 5.4% krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2009 dhe 1.2% krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2010. Duke qenë se ky është vlerësimi i tremujorit të katërt të 2010 janë bërë edhe vlerësimet paraprake për vitin 2010 krahasuar me vitin 2009 i cili u rrit me 3.9%. Sektori i ndërtimit në tremujorin e katërt të vitit 2010 shënoi një rënie prej 14.8% krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2009 dhe 3.7% krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2010” tha Ledion Shehini, përgjegjës i Llogarive Kombëtare.
Seritë e të dhënave që publikon dhe krahason INSTAT janë zinxhir dhe të shprehura me çmimet e vitit 2005. Gjatë 10 viteve të fundit ekonomia shqiptare ka njohur shifra në rritje. Në 2008-ën ky tregues kryesor i ekonomisë ishte 8.2 për qind.
Florian Papadhimitri