Nadal, në Montekarlo vjen titulli i 34-t
Rafael Nadal konfirmohet si numri 1 i botës në tenis. Spanjolli triumfon në turneun e Montekarlos, duke mposhtur në tri sete serbin Novak Xhokoviç, me rezultatin 6-3, 2-6, 6-1. Me këtë fitore, Nadal regjistron fitoren e pestë radhazi në tokën e kuqe të Principatës, ndërkohë që është trofeu i 34-t i "Grand Slam" në karrierë. "Është një ëndërr të fitosh pesë herë radhazi këtu. Jam i kënaqur që ia arrita sërish", deklaroi ai.