E Diel, 1 Nëntor 2026

Shënuesi më i mirë në histori

Teknikisht, ndoshta, shumë njerëz nuk do të ishin dakord. Mirëpo, sipas Iffhs (Instituti Botëror për Histori dhe Statistika të Futbollit), Edson Arantes do Nascimento Pele, është përpara ‘Pibe de Oro’, Diego Armando Maradona.

Ky Institut, e ka prezantuar listën e golashënuesve më të mirë në histori të futbollit, nga periudha 1888-89 deri më 2009.

Braziliani udhëheq në këtë klasifikim special me 541 gola në 560 ndeshje, përfshirë këtu paraqitjet e tij në Brazil dhe në SHBA në vitet 1957 e 1977.

Pozita e dytë i takon Josef Bican, me 518 gola në 341 ndeshje, në ekipet Slavia Praga dhe Rapid Viena, në periudhën 1931-1955, derisa i treti është legjenda hungareze, Ferenc Puskas, me 511 në 533 paraqitje, i cili shkëlqeu gjatë eksperiencës së tij 8 vjeçare në Real Madrid.

Kurse, braziliani Romario de Souza Farias, edhe pse pretendon se ka shënuar më së shumti gola në histori të këtij sporti, e sheh veten në pozitën e katërt, me 489 gola.

Selektori aktual i Argjentinës, Diego Armando, ka përfunduar në pozitën e 97-të, me 259 gola në 490 ndeshje, në eksperiencat e tij në Argjentinë, Spanjë dhe Itali.

Fenomeni brazilian Luis Nazario de Lima Ronaldo klasifikohet në pozitën e 144-t, me 240 gola, kurse pozita e 168-të i takon argjentinasit Gabriel Omar Batistuta, me 233 gola.

Ylli holandez, Marco Van Basten, është renditur në pozitën e 226-të me 218 gola, kurse “bishtaleci” italian, Roberto Baggio, është i 282-ti me 206 gola.

Golashënuesit më të mirë në histori të futbollit
1. Pele (Bra) 541
2. Josef Bican (Aus) 518
3. Ferenc Puskás (Hun) 511
4. Romário de Souza (Bra) 489
5. Roberto de Oliveira (Bra)470
6. Imre Schlosser (Hun) 417
7. Gyula Zsengéller (Hun) 416
8. James Edward (Sko) 410
9. Zico (Bra) 406
10. Gerhard Muller (Gjer) 405

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›