E Shtunë, 31 Tetor 2026

Behrami nuk shitet

Menaxheri i West Ham United, Gianfranco Zola, i ka siguruar tifozët e klubit londinez, se gjatë afatit kalimtar të janarit, nuk do të shiten futbollistët e rëndësishëm të këtij ekipit, si sulmuesi Carlton Cole, të cilin e kërkon Tottenham Hotspur, dhe mesfushori shqiptar Valon Behrami, për të cilin mediat angleze shkruajnë se Manchester City ofron 17 milionë euro.

“Ne po shkojmë drejt stabilizimit, kjo është një gjë pozitive për të gjithë në klub. Cole dhe Behrami do të qëndrojnë këtu. Ne nuk e kemi ndërmend ta shesim ndonjë futbollist. Ky është mendimi im dhe pozita e klubit. Nuk jam i befasuar që klubet e mëdha janë të interesuar për ta, sepse janë futbollistë të mirë. Sidoqoftë, ne nuk do t’i shesim ata”, konfirmoi trajneri italian.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›