Nafta, IFC krediton 55 milione USD, prodhimin ne Patos-Marinez
Banka Boterore nepermjet Korporates Financiare Nderkombetare, IFC, bashke me BERZH, kane akorduar nje kredi prej 55 milione dollaresh per te nxitur nxjerrjen e naftes, ne zonen Patos-Marinez. Lajmin e njoftuan dje burimet zyrtare te IFC-se. Krahas marreveshjes se kredise prej 50 milione dollare, IFC firmosi edhe nje kredi te vecante per mjedisin prej 5 milione dollaresh me Kompanine kanadeze "Bankers Petroleum Ltd". "Bankers Petroleum" ka punuar ne nje zone te vogel te Patos-Marinzes qe nga viti 2004. Zgjerimi i ketij projekti do te mbeshtese modernizimin e kesaj fushe naftembajtese, duke transferuar njohurite e specializuara teknike dhe eksperiencen e saj tek nje numer i madh punonjesish te asaj zone. Kjo do te kontribuoje ne te ardhurat e qeverise shqiptare dhe do te ndihmoje gjithashtu, edhe ne nxitjen aq te domosdoshme te investimit te huaj direkt ne sektorin e hidrokarbureve ne vend. "Ne kete periudhe te veshtire per tregun e kreditit, mbeshtetja financiare e IFC-se, eshte jetesore per zbatimin e ketij projekti te madh zhvillimi ne zonen e Patos-Marinzes," tha Abby Badei, drejtori Ekzekutiv i "Bankers Petroleum". "Ne vleresojme vecanerisht mbeshtetjen financiare dhe ekspertizen ne shqyrtimin e sfides se madhe, per pastrimin e mjedisit qe kemi perpara. Per me teper ky investim i konsiderueshem e afatgjate, do t'i mundesoje kompanise sone akses te vazhdueshem ne marreveshje financiare te qendrueshme duke i lejuar financimin e planeve aktuale dhe atyre te ardhme, per zhvillim te metejshem ne Shqiperi ". Per dekada me radhe, zona e Patos-Marinzes eshte ndotur shume nga operatori shteteror "Albpetrol". Bankers do te pastrojne puset ekzistuese, te marra ne dorezim nga "Albpetrol"-i dhe do te zvogeloje ndotjen dhe rreziqet nga kontaminimi.