Kontratat e biznesit, tani ne "gjuhen" e OKB-se
Shpesh, eshte e vertete se legjislacioni qe rregullon nje kontrate nuk eshte nder shqetesimet kryesore te personave qe merren me biznes. Atyre u intereson me shume liria kontraktuale, domethene mundesia per te futur ne kontratat e tyre klauzola te cilat i ndihmojne per ta rregulluar me mire, marredhenien e tyre. Kjo eshte edhe arsyeja perse, per te kapercyer kete veshtiresi dhe per te hedhur themelet per permiresimin e shitjes nderkombetare te mallrave, shume shtete ne mbare boten kane miratuar Konventen e Kombeve te Bashkuara per Kontratat per Shitjen Nderkombetare te Mallrave (CISG). Anetare e ketij organizmi, eshte edhe Shqiperia. Keshtu, pra, ne nje kontrate shitblerje mallrash, vemendja qendron me shume te lloji mallrave, levrimi, cmimi dhe menyrat e pageses. Kjo eshte me se e logjikshme dhe normale ne kontratat e lidhura brenda vendit, por kur behet fjale per nje kontrate te lidhur me nje partner jashte vendit, ceshtja se cilit legjislacion i nenshtrohet kontrata nuk duhet te jete me pak e rendesishme per tregtaret. Kjo ka sidomos vlere nese lindin mosmarreveshje mes paleve, vecanerisht ngaqe kostot e konflikteve gjyqesore nderkombetare, zakonisht, jane me te medha se ato te konflikteve brenda vendit. Ne rast se kontrata parashikohet te rregullohet nga legjislacioni vendas i shtetit te partnerit tjeter, duhen llogaritur dhe mbuluar kostot e lidhura me procesin e njohjes se legjislacionit te huaj, pa folur fare, pastaj, per stresin qe te lind kur ke te besh me nje sistem juridik te panjohur dhe me nje gjuhe te huaj. CISG, konventa e pergatitur nga Organizata e Kombeve te Bashkuara dhe e miratuar ne vitin 1980, ka tani 73 vende anetare, ku perfshihen edhe vendet e marreveshjes CEFTA si edhe te gjithe partneret e medhenj tregtare te Shqiperise (sic jane, Italia, Greqia, Kina, Gjermania).