E Shtunë, 31 Tetor 2026

Si duhet te veprojne kandidatet qe synojne Italine

Studimet ne Itali, sot nis terheqja e formulareve prane ambasades

Studentet shqiptare banues ne zonat ne varesi territoriale te Konsullates italiane prane Ambasades italiane ne Tirane, qe synojne te studiojne ne Universitetet italiane, mund te terheqin prane sportelit te Ambasades, duke nisur nga dita e sotme formularet, udhezimet dhe kalendarin per paraqitjen e kerkesave te regjistrimit paraprak. Sipas njoftimit te kesaj ambasade, kerkesat per regjistrimin paraprak duhet te paraqiten ne Kancelarine Konsullore prane Ambasades Italiane ne Tirane prej dates 14 deri ne daten 29 Maj 2009, sipas kalendarit dhe te orareve te botuara. Njoftimi percakton se, per t'u regjistruar ne Universitetet italiane, eshte e detyrueshme deshmia e njohjes se gjuhes italiane CELI 3. "Perjashtohen nga ky detyrim studentet shqiptare te liceve dy-gjuhesh italo - shqiptare", thuhet ne njoftimin e djeshem. Sa u perket dokumenteve, kerkohen 8 syresh. Behet fjale per kerkesen e regjistrimit paraprak, e plotesuar ne cdo pjese, se bashku me dy fotokopje te thjeshta pas plotesimit te formularit ne te dy pjeset e tij, perpara dhe prapa. Ambasada italiane terheq vemendjen e studenteve se ne kerkese duhet te tregohet qartesisht vetem nje dege universitare, e cila nuk mund te ndryshohet me. Nje dokument tjeter i rendesishem eshte formulari i autentikimit te fotografise, i plotesuar me te dhenat anagrafike, si dhe dy fotokopje te thjeshta pas plotesimit te tij. Dokumenti tjeter eshte Deftesa e Pjekurise. Ata qe e kane humbur origjinalen, mund te paraqesin nje vertetim zevendesues qe te permbaje notat e te gjitha viteve. Ambasada Italiane terheq vemendjen se titujt e studimit te jene te perkthyer ne italisht, te vertetuara nga noteri dhe te legalizuara prane Ministrise se Puneve te Jashtme Shqiptare.

Postimi

Dokumentet duhet te futen ne zarf, mbi te cilin te shkruhet qarte: Emri dhe mbiemri i studentit, universiteti, fakulteti, dega e studimit, numri i telefonit (celular + telefon fiks) si dhe mesatarja e notave (vetem per studentet qe e kane marre deftesen e pjekurise).


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›