E Diel, 1 Nëntor 2026

"Infermieret page me te larte, punojne ne kushte te veshtira"

Presidenti i "Urdhrit te Infermierit", Sabri Skenderi ne nje Interviste per "Koha Jone" tregon veshtiresi qe kane sot infermieret. Sipas tij, sistemi shendetesor nuk iu krijon shume hapesira infermiereve, duke i lene ata te pa perfaqesuar si dhe nuk mund te marrin vendime, per profesionin dhe punen e tyre.

Infermieret kane zgjedhur diten e tyre, per te shprehur problemet dhe ato cka i shqeteson ne profesion. Sot, ne 12 maj ne Diten e Infermierit, Urdhri i Infermieret kerkon reformim te ketij sistemi ne anen profesionale. Ajo qe me shume ngulmohet dhe theksohet eshte ndarja e tyre sipas kategorive, ne ndare profesioniste, ndihmes infermiere dhe infermiere. Dhe per kete gje kerkojne te standardizohet arsimi i tyre dhe ata te perfeksionohen, ndryshe nga sa eshte bere deri tani. Ne teresi, ka ende mangesi ne arsimimin praktik te profesionit te infermierit, por po punohet qe ato te zgjidhen sa me pare.

Kush eshte funksioni i "Urdhrit te Infermierit" sot, cfare interesash mbron tek infermieri, po tek pacienti?

- Misioni i "Urdhrit te Infermierit" eshte ai i rritjes se standardeve te sherbimit nga ana e infermiereve ndaj pacientit. Ai ne te vertete mbron interesat e pacientit, nga format e ushtrimit te keq te profesionit. Mund te cilesohet fare mire si nje lloj gjykate, e cila merr ne shqyrtim te gjitha rastet e trajtimit te keq te pacienteve dhe i denon ata qe e kryejne nje gje te tille. Ne lidhje me infermieret, ai eshte ne njefare menyre, zeri i tyre, per te ngritur dhe paraqitur problematikat qe ata i shqetesojne ne punen e perditshme. Dhe te tilla, duhet thene se infermieret kane ende shume, per te cilat po punohet qe te vihen sa me mire ne dukje dhe te gjejne zgjidhje. I jemi mirenjohes qeverisjes se djathte, se gjate saj u hartua dhe miratua ligji per "Urdhrin e Infermierit te Shqiperise", gje e cila ka mundesuar qe tani infermieret kane, te kene ne duar Kodin Etik Deontologjik dhe nje institucion te tyre, te detyrueshem per zbatim dhe te garantuar nga U.I.SH.

Dhe cilat jane konkretisht problemet qe kane sot, infermieret?

Problematika e pare eshte ajo e mungeses se perfaqesimit te tyre ne nivelet drejtuese. Kjo kategori e bluzave te bardha ka nje mungese te perfaqesimit te tyre ne instancat e larta te sherbimit shendetesor, atje ku ne fakt merren dhe vendimet e rendesishme per mbarevajtjen e tij. Infermieri nuk eshte pjese e niveleve drejtuese te sistemit shendetesor ne vend. Edhe pse ai eshte pjese e rendesishme e ketij sistemi, me sherbimin qe kryen ne cdo etape te jetes se njeriut, ne cdo moment te tij, vendimet per te, i marrin te tjeret qe e shohin si me pak te vleresuar kete profesion te nderuar. Infermieret nuk perfaqesohen madje as atje ku diskutohet per te ardhmen e profesionit te tyre, apo per rritjen e cilesise ne sherbimin spitalor, gjera keto qe kane te bejne ne menyre direket me rritjen profesionale te tij. Ky problem eshte ngritur thuajse gjate te gjitha takimeve qe "Urdhri i Infermierit" ka zhvilluar thuajse ne te gjitha rrethet e vendit ne kuadrin e muajit te infermierit, qe perkon nga 12 prilli e perfundon sot ne 12 maj.

Shpesh here mjeket i trajtojne infermieret si te paafte, pse ndodh kjo?

Eshte fakt se infermieret, mamite dhe fizioterapistet ne Shqiperi, perbejne 70 per qind te punonjesve te shendetesise. Pra jane mazhoranca dhe ata, duke ndryshuar veten do te ndryshojne edhe imazhin e shendetesise shqiptare edhe cilesine e kujdesit shendetesor ne Shqiperi. Kete mund ta bejme dhe do ta bejme vetem ne, prandaj meritojme edhe me shume vemendje, te degjohemi me shume, te vleresohemi me shume dhe te perfaqesohemi ne te gjitha nivelet. Sepse kemi cfare te japim per vete dhe shendetesine ne Shqiperi, ndaj shpresojme dhe besojme se kjo do te ndodhe.

Per sa u perket infermiereve me arsim te mesem, cilat jane masat qe do te merren per kualifikimin e tyre?

Ne infermieret ishim iniciues te nje Qendre Kombetare per Edukimin e Vazhdueshem Profesional, shume e domosdoshme per ne dhe ajo po behet realitet. Vendimi i qeverise per fillimin e studimeve "Master' niveli I - II ne infermieri eshte nje arritje e madhe per ne. Profesioni infermier ne Shqiperi, po marr nje dimension tjeter, nje emer tjeter dhe nje formim te ri ne rrugen e kolegeve tane Evropiane. Sot, ky profesion eshte ngritur ne nivel universitar, duke zevendesuar emertimin personel i mesem me personel i kujdesit infermieror. Ky profesion po konfigurohet hap pas hapi dhe po fiton autonomine e tij. Gjithsesi, ka ende per te bere sepse infermieret duhet te ecin ne formimin e tyre profesional, per te qene me kalimin e kohes ne te njejtin nivel me koleget e tyre ne bote. Shpresojme qe se shpejti te behet rikategorizimi i infermiereve, duke i ndare profesioniste, ndihmes infermiere dhe infermiere. Per te arritur ketu, duhet qe te standardizohet arsimi i tyre dhe ata te perfeksionohen, ndryshe nga sa eshte bere deri tani. Ne teresi, ka ende mangesi ne arsimimin praktik te profesionit te infermierit, por po punohet qe ato te zgjidhen sa me pare.

Gjate ketyre viteve pagat e infermiereve jane rritur, por a eshte kjo e kenaqshme duke pasur parasysh veshtiresite ne pune? Po ambienti ku punohet?

Eshte fakt se qe nga viti 2005 ka nje rritje te dukshme te pages se infermierit. Per here te pare infermieret u vleresuan me shume duke marre rritjen me te madhe te pagave. Sot cdo infermier ne Shqiperi, merr me teper se dyfishin e pages te vitit 2005. Por kuptohet, shtimi i metejshem i pages, mbetet nje kerkese e vazhdueshme e infermiereve, kjo edhe po te marrim parasysh kushtet e veshtira ku ata punojne ende.

Ajo qe mbete problem sot, pavaresisht se eshte e parashikuar ne nje ligj, eshte veshja e infermiereve. Sot nuk mund te dallosh se kush punon si mjek, infermier apo sanitar ne nje spital, cfare mendimi keni?

Gjate takimeve, infermieret kane ngritur edhe shqetesimin per nje mungese te standardizimit te veshjes se tyre. Kjo ne fakt eshte nje detyre institucionale, per t'u permbushur nga ana e spitaleve dhe eshte nje dukuri e cila vihet re ne te gjitha qytetet. Duhet nje veshje standarde dhe jo te lihet ne varesine personale te zgjedhjes se secilit prej tyre. "Urdhri i Infermierit", nga ana e tij, ve ne dukje dukurine e mungeses se veshjeve standarde per te gjithe infermieret, e cila ka te beje me paraqitjen, si pjese e etikes profesionale se tyre.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›