Transferim studimesh, procedurat
Te gjithe studentet qe nuk jane te kenaqur me llojin e studimeve qe kryejne, mund t'i transferojne ato, ose edhe te kalojne nga njeri universitet ne tjetrin. Projektpropozimi i ri u jep te drejten per te transferuar studimet apo per te ndjekur studimet ne nje program tjeter studimi, te gjithe shtetasve vendas dhe te huaj. Sipas propozimit te specialisteve te Ministrise se Arsimit, procesi i transferimit mund te realizohet vetem midis Institucioneve te Arsimit te Larte, te cilat jane krijuar sipas kuadrit ligjor "Per Arsimin e Larte ne Republiken e Shqiperise", dhe te njohura si te tilla me vendimin e Keshillit te Ministrave.
Transferimi
Sipas propozimit, transferimi midis programeve te te njejtit cikel te behet ne disa menyra. E para ka te beje me transferim brenda te njejtit Institucion te Arsimit te Larte, e dyta me transferim midis Institucioneve te ndryshme te Arsimit te Larte, ndersa transferimi mund te behet edhe nga programet e meparshme ne programet e studimit te ciklit te pare. Nga ana tjeter, kjo e drejte i jepet edhe studenteve te universiteteve private, kundrejt universiteteve publike te vendit. Sa u perket kritereve dhe kuotave, ato i vendosin vete autoritetet drejtuesve te institucioneve te Arsimit te Larte. Keshtu, prane njesive kryesore te Institucioneve Publike te Arsimit te Larte ngrihen komisionet ad-hoc te transferimeve me anetare te personelit akademik ne fillim te cdo viti akademik, te cilat bejne perzgjedhjen e kandidateve, ne perputhje me kriteret e vendosura, si edhe njohjen e plote ose te pjesshme te krediteve te fituara prej tyre ne programet apo vitet e meparshme te studimit. Projektpropozimi i ri sanksionon qe transferimi duhet te bazohet, ne transferimin e vitit akademik dhe josemestral.
Aplikimi
Institucionet derguese te Arsimit te Larte duhet te certifikojne kundrejt institucioneve pritese, cdo dokumentacion qe ka te beje me nivelin e studimeve te kryera nga studenti dhe rezultatet e arritura prej tij. Ne kuader te veprimtarise se orientimit dhe kujdestarise per studentet, keshilltare nga personeli akademik ne cdo Institucion te Arsimit te Larte, duhet te informojne studentet per karakteristikat e pergjithshme te edukimit te kerkuar, si dhe per institucionet e ndryshme arsimore. Nderkaq, aplikimi per transferim behet prane njesive kryesore te Institucioneve te Arsimit te Larte dhe shoqerohet me disa dokumente. Behet fjale per kerkesen per transferim, formularin tip, te hartuar dhe te publikuar nga Institucionet e Arsimit te Larte, i plotesuar, permbajtjen e programit te studimit, listen e lendeve, te krediteve dhe te notave te fituara prane Institucionit te Arsimit te Larte perkates. Per lehtesim te procesit, Institucionet e Arsimit te Larte mund te pergatitin nje format aplikimi per transferim studimesh dhe te paraqitet nga studentet brenda afateve kohore, te bera publike nga ky institucion.
Kur nuk duhen plotesuar 30 kreditet
Nga rregulli i parashikuar ne piken 8 per plotesimin e kreditove, behet perjashtim per studentet qe transferohen brenda programeve te te njejtit cikel, nga studimi me kohe te plote ne studimin me kohe te pjesshme. Per shkak te natyres se studimeve me kohe te plote, studenti mund te kaloje ne formen e studimit me kohe te pjesshme, pa pasur kreditet e mesiperme. Nderkaq, studentet qe transferohen nga programet e meparshme te studimit ne nje program studimi te ciklit te pare, duhet t'i vleresohen programet e bera, dhe rezultatet e marra te jene te barasvlershme me jo me pak se 30 kredite, ne programin ekzistues te Institucionit publik te Arsimit te Larte prites. Kandidatet qe do te vazhdojne studimet ne nje program te dyte studimi dhe studentet qe do te transferojne studimet nga Institucionet e Arsimit te Larte jashte Republikes se Shqiperise, nga IAL Private dhe nga IAL Publike te ndryshme, brenda sistemit te arsimit te larte te Republikes se Shqiperise, u nenshtrohen tarifave te shkollimit te percaktuara ne Udhezimin e perbashket te ministrit te Arsimit e te Shkences dhe ministrit te Financave nr. 13, date 28.05.2007.
Transferimi, kerkesa per te kaluar nga privati ne shteti
Sipas burimeve nga Universiteti i Tiranes, gjate vitit te kaluar aplikuan rreth 300 studente, per te kaluar nga universitetet private, drejt atyre publike. Drejtues te universiteteve ne Tirane, nuk jane ne gjendje qe te shpjegojne shkaqet e deshires se studenteve te Universiteteve Jopublike per te kaluar ne Universitetet Publike. Ose me sakte, ata nuk dine nga t'ia nisin per te argumentuar nje qendrim te tille. Sipas specialisteve, me siguri qe nuk eshte vetem ana financiare. Ne fakt, dy vitet e fundit, cilesia e studenteve qe kane nxjerre universitetet private eshte vene ne dyshim. Kjo, jo ne menyre absolute, por te pakten per pjesen derrmuese te te diplomuarve. Keshtu, ne komisionet kuvendore per Edukimin eshte folur se notat vihen te pamerituara dhe "blihen" me tarifen vjetore qe nje student paguan per t'u arsimuar ne Institucionet e Arsimit te Larte Jopublik. Nga ana tjeter, nje arsye padyshim qe eshte edhe tarifa e majme qe u paguhet ketyre universiteteve, por kjo nuk mund te renditet e para per nga rendesia. Cilido qe te jete shkaku, fakti eshte se Universitetet private, jane nje alternative kur nje maturant nuk fiton te drejten e studimeve ne universitetet publike te vendit.