Gazmend Bejtja: Jemi te rrezikuar nga rikthimi i malaries
Ndryshimet klimaterike qe po ndodhin ne bote, mund te rikthejne semundje te rrezikshme per shendetin e popullates, si semundja e malaries. Ne nje takim perfaqesues te Organizates Boterore te Shendetesise, drejtues te Ministrise se Shendetesise, kane perpiluar nje projekt qe do te parandalonte semundjet infektive, qe shfaqen si pasoje e ndryshimeve te klimes, nga temperaturat e larta, ciklonet, tajfunet, termetet, pra nga dukuri te pazakonta atmosferike. Drejtori i Shendetit Publik, ne Ministrine e Shendetesise, Gazmend Bejtja, thote se vendi yne nga pozita gjeografike, eshte i rrezikuar ndaj semundjeve te tilla infektive. "Me rritjen e temperaturave, brezi i malaries mund te zhvendoset me ne veri. Pra, ne qofte se malaria sot shihet vetem ne Afrike kryesisht, mund te shfaqet dhe ne Evropen Jugore, ne qofte se ngrihet temperatura. Shqiperia per nga pozita gjeografike eshte nje vend i cili eshte vunerabel, pra, i prekshem nga kercenime te tilla. Eshte nje vend qe mund te preket dhe te vuaje pasoja nga rritjet e temperatures, nga thatesira", tha Gazmend Bejtja. Drejtuesit e shendetesise thone se krahas semundjeve ekzistuese, te cilat njihen, mund te shfaqen si pasoje e ndryshimeve klimaterike dhe semundje te tjera te reja, te cilat jane te panjohura nga specialistet e shendetesise. "Behet fjale per ato semundje te cilat mund te rishfaqen, per semundje infektive te cilat nuk kane ekzistuar me pare. Pra, krijohen mikroorganizma te rinj, te cilat shkaktojne semundje te caktuara. Apo mikroorganizma te shkuara, qe mund te rigjallerohen ne nje kontekst te ri dhe mund te shkaktojne probleme per shendetin" tha Bejtja.