Nafta Virgin, gjykata le të lirë Iljaz Fishekun
TIRANE- Gjykata e Tiranës ka lënë të lirë sot njërin nga biznesmenët e përfshirë në kontrabandën e naftës Virgin, Iljaz Fisheku. Rivlerësimi i masës së sigurisë ishte kërkuar nga vetë Fisheku, pasi ai ishte në gjendje të rënduar shëndetësore.
Iljaz Fisheku në kohën e arrestimit ishte administrator i Fisheku sh.a, nje nga kompanitë e përfshirë në skandalin e naftës Virgin.
Ndaj Iljaz Fishekut ishte marrë masa me burg pa afat, si i përfshirë në kontrabandën e naftës, ndërkohë që sot gjykata ka vendosur që të hetojë atë në gjendje të lirë.