Nafta, dje nje fuci u shit 64 USD
Nje fuci nafte ne tregun nderkombetar u shit dje me 64 dollare ne tregun nderkombetar nga rreth 69 USD qe ishte dje. Cmimi ra ne keto nivele pasi bursat ne te gjithe boten nuk u treguan optimiste nga planet e shpetimit te bankave. Ne tregun vendas renia e cmimit nuk po reflektohet, pavaresisht se nje fuci nafte qe nga qershori ka rene me gati 75 dollare. Vendet prodhuese te naftes jane te alarmuara nga kjo situate dhe kane vendosur qe te ulin prodhimin e arit te zi me ta pakten 1,5 milione fuci nafte ne dite. Renia e cmimeve te naftes ne tregun nderkombetar eshte stimuluar edhe nga raportet e ngadalesimit te rritjes ekonomike. Nderkohe qe analistet lajmerojne se, nese recensioni ne ekonomine boterore vijon, cmimi i naftes do te shenoje ulje te metejshme. Agjencite e lajmeve nderkombetare njoftojne se nga muaji qershor cmimi i naftes per nje barele eshte ulur ne me shume se 100 per qind.