E Diel, 1 Nëntor 2026

OSSH pranon vjedhjen 105 milionë lekë, dëmi llogaritet mbi 1 miliardë

Prokuroria hesht përpara kësaj vjedhje kolektive

Kompania CEZ-OSSH pranon faturimet abuzive të energjisë elektrike. OSSH ka pranuar abuzimin që arrin vlerën e 105 milion lekëve. Por kjo shifër është llogaritur vetëm për familjet që kanë kryer ankesa. Edhe pse kompania e shpërndarjes ka pranuar vjedhjen shifra

e përllogaritur nga OSSH është shumë larg vlerës reale të parave të arkëtuar nga kjo kompani nga mbifaturimi. Në pjesë e konsiderueshme e konsumatorëve janë detyruar të paguajnë faturat shumë të shtrenjta për shkak se nuk kanë pasur kohë fizike për të dorëzuar ankesat e për të kontaktuar faturistët. Sipas një përllogaritje të thjeshtë del se shuma që ka përfituar OSSH nga faturat abuzime arrin 1 miliardë lekë të rinj. Në vendin tonë konsumojnë energji elektrike të patën një milion konsumatorë përshirë këtu bizneset dhe familjet. Vetëm shtesa e llogaritur nga rritja e çmimit të energjisë që në muajin dhjetor të vitit të shkuar, e cila arrin në 1 mije këtë të reja për konsumator prodhon vlerën e abuzimit. Ndërkohë që mbifaturimet mbeten ende të pallogaritura pasi ka shifra të ndryshme mbi faturimi për konsumatorë të ndryshëm.


Reagimi i OSSH
Kemi filluar kontrollet për të zbuluar rastet e abuzimit gjatë faturimit, nga kontrollet e deritanishme që kemi bërë për vitin 2009 kemi zbuluar disa raste shkeljesh gjatë faturimit që shkojnë në 105 milionë lekë. Të gjitha këto raste do vërtetohen një për një dhe shuma e mbifaturuar do tu zbritet konsumatorëve në faturat e muajit mars ose prill. Gjithashtu do të rishikojmë  faturat e janarit dhe ditët e muajit dhjetor do rillogariten me çmimet e dhjetorit dhe jo me ato te rritura, edhe këto para do tu kompensohen konsumatorëve në mars ose prill, u shpreh përfaqësuesi i CEZ,  Hejsek.
Por sipas përfaqësuesve të CEZ nuk është vetëm faturimi abuziv shkaktari i vlerave të konsiderueshme të faturave për muajt e parë të këtij viti. Sipas CEZ për këto muaj është rritur konsumi i energjisë elektrike. Konsumi i energjisë elektrike është rritur në këto 3-4 muaj me rreth 30 %. Në Shqipëri format e tjera të energjisë që përdorën për ngrohje apo gatim janë shumë pak të përdorshme, pra këto fatura kaq të shtrenjta nuk janë pasoje vetëm e faturimit abuziv apo rritjes së çmimit, theksuan drejtues të CEZ.


Sistemi i matjes
Në janar të 2012 në Shqipëri do të aplikohet një sistem tërësisht i rinovuar matjeje. Lajmi është bëri i ditur dje nga kompania CEZ. Sipas kësaj të fundit mësohet se sistemi i ri do të instalohet për shkak të problemeve që paraqet sistemi aktual. Ndërkohë përveç se ka pranuar defektet e veta CEZ ka pohuar se ka konstatuar shumë vjedhje nga konsumatorët. Nga kontrollet e deritanishme të OSSH janë zbuluar edhe 5300 raste vjedhjesh të energjisë nga konsumatorët, në një vlerë prej 235 milionë  lekësh. CEZ deklaroi se në Shqipëri aplikohet një sistem i keq faturimi që fillon nga problemet me pajisjet matëse të energjisë e deri te punonjësit që bëjnë faturimin..

Prokuroria hesht përpara vjedhjes kolektive
Vjedhja e qytetarëve me anë të faturave të paligjshme dhe të pajustifikuara nga OSSH, ka arritur kulmin në fillimin e muajt janar dhe po vijon më të njëjtin ritëm edhe në ditët e sotme. Me qindra mijëra qytetarë janë ankuar për shumat marramendëse të faturave dhe ende nuk është marrë asnjë përgjigje, përpos një deklarate të pashpresë të ministrit Prifti. Mirëpo, ndonëse vjedhja e OSSH po merr përmasa të jashtëzakonshme, Prokuroria e Përgjithshme vijon të heshtë dhe ende nuk ka bërë asnjë hap për të nisur hetimet. Përveç poetikës, janë edhe shumë qytetar që i kanë kërkuar Prokurorisë të bëjë detyrën.

ZMK, gati kallëzimin penal për OSSH
Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorëve përgatit kallëzim penal ndaj drejtuesve të OSSH-së për Vjedhje me anë të mashtrimit (Neni 143 I Kodit Penal) dhe vjedhje me anë të mashtrimit kompjuterik (Neni 143/b I Kodit Penal). Siç dihet rritja e tarifave për konsumin nën 300 kë/h në 7.7 lekë/kvh ka hyrë në fuqi më 1 janar 2010, por OSSH e ka llogaritur me konsumin e energjisë të muajit dhjetor, që duhet të ishte 7 lekë (pa TVSH). Po ashtu ka ndodhur edhe me çmimet mbi fashën 300 kë/h. Të gjendur në këtë situatë absurde, konsumatorët janë ankuar pranë zyrave të Entit Rregullator të Energjisë Elektrike (ERE) dhe të Zyrës për Mbrojtjes së Konsumatorëve, të cilat pasi janë njohur me problemin po reagojnë në mënyra të ndryshme. Nëse OSSH në mënyrë të çuditshme po kërkon thjesht dëmshpërblimin e konsumatorëve (pra thjesht zbritjen nga çmimi i Janarit apo Shkurtit të diferencës së mbifaturuar më 10 - 31 Dhjetor) Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorëve në bazë të Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorëve i ka vënë emrin që ka kësaj historie: VJEDHJE ME ANË TË MASHTRIMIT!  Ajo që të bie në sy në këtë paradoks tolerance nga ana e ERE-s është se OSSH nuk ka përtuar që disa ditë më parë të jetë në gjyq kundër ERE-s ndërsa ERE nuk merr iniciativën që i njeh ligji që të mbrojë konsumatorët duke hedhur në gjyq penal OSSH-në për vjedhje me anë të mashtrimit. Dëmi që i është bërë konsumatorëve në mënyrë tinzare nga ana e OSSH-së është i rëndë por mbi të gjitha është një akt i shëmtuar pasi për realizimin e kësaj vjedhje është përdorur mashtrimi kompjuterik duke abuzuar pikërisht me mungesën e mekanizmave mbikëqyrës shtetëror në sistem. Sipas Kodit Penal, Kreu III I pjesës së Posaçme Vepra Penale kundër pasurisë dhe në sferën ekonomike, Seksioni II Mashtrimet, përcaktohet qartë se çfarë ka bërë OSSH me konsumatorët shqiptarë. Por po ashtu përcaktohet qartë se çfarë ndëshkimesh mund të marrin krerët e OSSH-së për mashtrimin që kanë bërë.

Organizimi i vjedhjes së OSSH
Abuzimi me anë të faturave të energjisë tashmë është kthyer në një fenomen mbarë kombëtarë dhe ka zënë fill qysh nga privatizimi i OSSH. Mirëpo thellimi i këtij fenomeni është konstatuar dhe denoncuar nga qytetarët me ardhjen e Dritan Priftit në krye të Ministrisë së Energjetikës. Nëse më parë ishte zyrtarizuar se OSSH i vidhte qytetarët në një masë të caktuar, me ardhjen e Priftit grabitja u bë e papërballueshme. Sipas një qytetari në zonën e Bërrylit në kryeqytet, vetëm për një llambë shkallës fatura i ka ardhur me vlerën prej 250 mijë lekëve të vjetra. Pra, mënyra e organizimit të vjedhjes është thjeshtë. Ministrit Prifti, duke shfrytëzuar postin, ka lidhur një pakt me OSSH. Së pasi e ka siguruar OSSH nga hetimet e mundshme prej denoncimeve të qytetarëve, me kusht që ai të përfitojë nga paratë. Vetëm çmontimi i kësaj lidhjeje mund ti japi fund vjedhjes së qytetarëve. Sesi realizohet vjedhja, me anë të matësve apo me fatura fiktive, kjo nuk fort rëndësi, thelbësore është se ku e ka këtë mbështetje OSSH.

OSSH dhe Prifti bunkerizojnë matësit për të justifikuar faturat arbitrare
Përveç refuzimit të ankesave për faturat arbitrare, OSSH në bashkëpunim me ministrin e Energjetikës Dritan Prifti, u mohon qytetarëve edhe të drejtën legjitime për të këqyrur matësit e energjisë elektrike. Bunkerizimi i matësve nga Operatori i Sistemit të Shpërndarjes në katet e para të pallateve, ka qenë dhe është një nga shqetësimet më të kahershme të qytetarëve, jo vetëm në kryeqytet, por në mbarë vendin. Veprimet e OSSH e mbështetur nga Prifti, shkelin një sërë nenesh të ligjit Për mbrojtjen e konsumatorit, duke filluar qysh te detyrimi i subjekteve për transparencën e shërbimit që ofron, trajtimi i ankesave, dëmshpërblimi etj. OSSH e privon konsumatorin në të drejtat bazë të tij si e drejta e mbrojtjes se interesave ekonomike, e drejta e ankimit, e drejta për dëmshpërblim, e drejta e edukimit, e drejta e njoftimit, e drejta e përdorimit dhe verifikimit të shërbimeve, e drejta e mbrojtjes ligjore etj. Në nenin 37 të ligjit për mbrojtjen e konsumatorit theksohet se shitja e energjisë llogaritet në bazë të konsumit real, të lexuar në aparatet matëse të konsumatorëve, duke shtuar se vlera e konsumit do të paraqitet në një faturë, se bashku me çmimin, në mënyrë të qartë, të lexueshme dhe jo të dyshimtë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›