Buka pritet të lirohet
Nga Express më 20 korrik 2011 në ora 11:36
Me përfundimin e fushatës së korrjes së grurit pritet të bjerë edhe çmimi i bukës së gatshme.
Kështu kanë deklaruar për agjencinë e lajmeve ‘Telegraf’, zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë, të cilët shprehen të kënaqur me të arriturat e këtij viti me grurin.
Nevojat për grurë në Kosovë janë 410 mijë tonë, ndërsa këtë vit shpresohet se do të sigurohen nga prodhimi vendor 300 mijë tonë grurë, që i bie rreth 70 % e nevojave të vendit.
Mesatarisht viteve të shkuara Kosova ka plotësuar nevojat e veta me 250 mijë tonë, ndërsa rreth 150 mijë tonë grurë zakonisht i ka siguruar nga importi.