E Diel, 1 Nëntor 2026

SME-të shqiptare janë jokonkurruese

Ekonomia shqiptare është një ekonomi jo konkurruese sepse ndërmarrjet shqiptare janë jokonkurruese. Në vendin tonë ndërmarrjet e vogla e të mesme vuajnë masivisht mungesën e zhvillimit dhe aplikimit të risive teknologjike. Burimet zyrtare e pranojnë vetë se “Duke u krahasuar me vendet e rajonit, ne sektorin e SME-ve, konsiderohen ende kritike niveli zhvillimit te sipermarrjes dhe inovacionit, qe në vetvete perbejne bazen standardeve të BE-së dhe qe jane tregues për matjen e performancës se tyre”.

Shqipëria ka mungesa të mëdha të infrastrukturës që lejon zhvillimin dhe promovimin e inovacionit dhe teknologjive te avancuara me të cilat arrihet konkurrueshmëria. Mungojnë inkubatorët e biznesit, parqet tekonologjike që janë instrumenta që stimulojne zhvillimin e SME-ve inovative. Po ashtu e theksuar është edhe mungesa e një bashkëpunimi aktiv mes universiteteve dhe SME-ve në cështje të inovacionit dhe tekonologjisë.

Edhe pse financimet për SME të nuk kanë munguar, janë më shumë se 30 milion euro të destinuara për to në dy vitet e fundit, efekti i këtyre parave në terren ende nuk ndihet. Ndërmarrjet e vogla e të mesme edhe në eksperiencën evropiane përbëjnë bazën e zhvillimit të ekonomisë. Aktualisht në vendin tonë operojnë rreth 105 mijë SME që kontribuojnë në mbi 80 për qind të GDP. Ata përfaqësojnë 99.9 për qind të numrit të përgjithshëm të ndërmarrjeve shqiptare dhe mbulojnë rreth 82 për qind të numrit të përgjithshëm të të punësuarve.

Adi Darsi

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›