No thing mbyll ditët e dancit në Durrës
koncepti dhe koreografia Katarzyna Gdaniec dhe Marco Cantalupo me bashkëpunimin e kërcimtarëve Gerald Durand, Ai Koyama, David Gernez, Hyekyoung Kim, Philippe Lebhar, Marie Urvoy, muzika nga Hildur Gudnadottir (Without Sinking). Për këtë pjesë të re shtrohet një pyetje: A mundet që një lëvizje të ende gjenerojë emocion në këto kohë thjesht sipërfaqësore në të cilën jetojmë? Ne donim të portretizonim një lëvizje si diçka të veçantë, e cila tërheq tërësisht vëmendjen tonë. Dhe, qëllimi ynë është të prezantojmë se çfarë përmban në vetvete një lëvizje, çfarë ndodh kur lëvizja përçon një ndjesi të mirë dhe rezonon thellë tek ata që e shohin. Compagnie Linga mbështetet nga Bashkia e Pully, kantoni i Vaud, dhe Fondacioni për Kulturën Pro Helvetia, pohojnë organizatorët e festivalit. Në vijim të ditëve të festivalit erdhi dhe trupa e njohur Ballet Actuel,e cila u duartrokit gjatë nga publiku, i cili nuk ka munguar gjatë këtyre ditëve në sallën e teatrit Aleksandër Moisiu ku u zhvillua ky festival, i cili përfundoi në datë 28 maj. Performanca e plotë e trupës konsistonte në katër pjesë të shkurtra, të shkëputura nga krijimet më të fundit të kompanisë Ballet Actuel. Universe të ndryshëm, në koreografi dhe muzikë, por që të gjitha kanë një ide të përbashkët: një kërkim i pandalshëm për energjinë e brendshme organike që mbart lëvizja. Balerinët Celine Holzer dhe Loic Marchiu shoqëruan nga muzika e Jean Louis Matinier dhe John Tavener. Në vijim të trupave të që performuan në këtë festival para disa ditësh erdhi Ferenc Heher me grupin Tao Te, të cilët sollën një performancë të bukur artistike para publikut në teatrin Aleksandër Moisu në qytetin e Durrësit. Drejtori i festivalit, koreografi i njohur Gjergj Prevazi tregon se ky është një eveniment unik dhe tepër i rëndësishëm në llojin e vet. Festivali ynë synon që të bëhet arenë e shprehjes së aspiratave krijuese të artistëve nga vende të ndryshme, duke u kthyer tashmë në një veprimtari të përvitshme, thotë ai. Trupat pjesëmarrëse këtë vit ishin: Ballet Jesus Quiroga, Cie Diade, Scream Scene dhe Trefeli, Ursula Eagly Solo Fields of Ida, Oded Ronen and Joel Bray Dorban2O 5, The Neta Dance Company, 5 Beds/Children of the Dream +Fold-Refolds, Ferenc Feher me Tao Teo, Rytm Ba The Perfect Solo, Ballet Actual, Fabrice Lambart, Albania Dance Theatre co, The Parfum, Lanonima Imperialdhe Linga. Festivali Ndërkombëtar i Dancit Modern Bashkëkohor, është një projekt që synon të kthehet në traditë. Festivali ka krijuar kushte mjaft të mira për njohjen e tendencave të dancit modern bashkëkohor, për studentët e degës së Koreografisë.
Konferencë shkencore për gjuhën shqipe
Në Prishtinë ka startuar konferenca shkencore me temën Shqipja standarde dhe gjendja aktuale e përdorimit të saj. Në këtë konferencë marrin pjesë, krahas albanologëve nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe albanologëve të huaj, edhe përfaqësues të institucioneve shkencore, arsimore dhe të qarqeve akademike shqiptare. Kryereferatin e mbajti akademik Rexhep Qosja me temën Gjuha standarde në mes dy frontesh, ndërsa me kumtesa do të flasin dhe: Prof. Dr. Emil Lafe. Prof. Dr. Shefkije Islamaj, Prof. Dr. Agim Vinca, Prof. Dr. Shezai Rrokaj, Prof. Isa Bajqinca, prof. Dr. Dieter Nehring, Prof. Dr. Qemal Murati, i cili edhe do ta udhëheq këtë konferencë, si dhe një numër albanologësh dhe studiuesish të tjerë të shqipes. Është kjo konferencë shkencore që pretendon të shqyrtojë problemet kryesore me të cilat ballafaqohet sot gjuha standarde dhe sfidat kryesore që dalin para saj.
Artistët kosovarë, në dy festivale ndërkombëtare të teatrit
Artistët e rinj të teatrit të Kosovës do të prezantohen dhe në skenat europiane me shfaqjet e tyre. Një shfaqje teatrore me regji nga Hana Qena do të marrë pjesë në dy festivale ndërkombëtare të teatrit për studentë në Spanjë dhe Holandë. Kjo shfaqje do të jetë në garë zyrtare në ACT Festival në Bilbao (Spanjë), që do të mbahet nga data 1 deri më 5 qershor dhe në IT-s Festival, ku do të shfaqet në kuadër të programit të krijuesve të rinj që do të mbahet nga data 23-31 qershor në Amsterdam. Që të dy këto festivale janë me të rinj studentë dhe prezantojnë veprat e regjisorëve studentë nga shumë vende të Botës. Shfaqja zgjat 25 minuta dhe në të janë tre tregime të shkruara bashkërisht nga Hana Qena dhe Vesa Qena. Në këtë shfaqje luan Alban Zogaj, ndërsa skenografinë e ka realizuar Bardhi Haliti.