Nafta që po shkarkon Taçi pa paguar akcizë, është e pastër dhe gati për tregNga TemaNgarkesa prej 8 mijë tonësh, e cila po shkarkohet nga anija “Athina” me destinacion ARMO-n, është naftë e pastër dhe e gatshme për të dalë në treg. Densiteti, që ësht
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Nafta që po shkarkon Taçi pa paguar akcizë, është e pastër dhe gati për tregNga TemaNgarkesa prej 8 mijë tonësh, e cila po shkarkohet nga anija “Athina” me destinacion ARMO-n, është naftë e pastër dhe e gatshme për të dalë në treg. Densiteti, që është edhe treguesi i parë i analizave të kësaj nafte, arrin në 0.822 mg/kg, ndërsa nafta e përpunuar me standarde evropiane nuk duhet të vijë poshtë 0.830 mg/kg. Poshtë këtij niveli fillon benzoli, kerozinat dhe nënprodukte të tjera jo më bruto. Këto të dhëna vërtetojnë se presidenti i ARMO-s, Rezart Taçi, po fut në treg naftë të përpunuar, duke ia “shitur” autoriteteve për naftë krudo. Ndërkohë, legjislacioni shqiptar e ndalon një gjë të tillë. Qeveria shqiptare ka marrë një vendim, që të mos lejohet hyrja e naftës së papërpunuar nga jashtë vendit.
Gjithashtu, duke raportuar 53 mijë fuçi naftë të pastër për naftë bruto presidenti i ARMO-s, Rezart Taçi, shmang mbi 7 milionë euro detyrime financiare për shtetin shqiptar, që burojnë nga akciza. Në manifestin e anijes, dorëzuar tek autoritetet portuale, thuhet se nafta, në sasi mbi 8 mijë tonë, është naftë bruto, e papërpunuar.
Por ekspertë që kanë parë nga afër naftën thonë se ajo është naftë shumë e mirë dhe se deklarimi i ndryshëm është bërë për të fshehur akcizën që duhet të paguajë anija. Kjo përbën një vepër të mirëfilltë penale dhe Rezart Taçi duhet t’u dorëzohet autoriteteve të prokurorisë për t’u hetuar për deklarim të rremë dhe përpjekje për kontrabandë.