Shashka e Berishës për martesat gayNga TemaNë ditët e nxehta të këtij fundkorriku, kur vendi është kapluar seriozisht nga kriza ekonomike dhe kur Shqipëria po damkoset si një vend që nuk di të bëjë zgjedhje, kryeministri, Sali Berisha, ka gjetur një
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Shashka e Berishës për martesat gayNga TemaNë ditët e nxehta të këtij fundkorriku, kur vendi është kapluar seriozisht nga kriza ekonomike dhe kur Shqipëria po damkoset si një vend që nuk di të bëjë zgjedhje, kryeministri, Sali Berisha, ka gjetur një mënyrë efikase “për të mbajtur me muhabet” mediet e shqiptarët.
Ka mjaftuar një deklaratë e tij se do të merret në shqyrtim një iniciativë ligjore, që lejon martesat brenda së njëjtës gjini, për të shpërthyer një debat i zjarrtë. Shoqëria ka lënë pas diskutimet për problemin zgjedhor e ka nisur të merret me këtë shashkë të kryeministrit. Para një dite gazeta “TemA” botoi një koment të njërit prej zërave më të rëndësishëm të shoqërisë civile në SHBA, njeriut që drejton një organizatë që raporton rregullisht pranë zyrtarëve amerikanë për ecurinë e demokracisë në vende si yni, i cili krahasonte zgjedhjet në vendin tonë me ato në Moldavi. Berisha krahasohej me liderin komunist të Moldavisë e theksohej se ai nuk do me asnjë mënyrë të lëshojë pushtetin. Për të bërë këtë, ai manipuloi zgjedhjet.
Por shoqëria jonë ka ecur shumë përpara e tani është koha për të folur për një ligj të tillë. Fetarë, gazetarë, bloggersa e mediet pink të botës u angazhuan në këtë debat. Këta të fundit lumturoheshin se një vend mysliman po legalizon martesat gay, pa ditur se kryeministri shqiptar është gati të bëjë shumë më shumë se kaq për të mbajtur pushtetin e për të përfituar favore nga BE. Madje nuk e dinë se djali i këtij kryeministri, që qëndron pas vrasjeve makabër në Gërdec dhe e bija, që nuk lë “mëkat” financiar e ligjor pa bërë, sa herë u jepet mundësia, pozojnë para kamerave si besimtarë të devotshëm që agjërojnë e luten.
Shoqëria shqiptare nuk ka nevojë për debate të tilla, as tani e as pas shumë vitesh. Ajo duhet të debatojë se pse shumica e shqiptarëve duan të largohen dëshpërimisht, siç thotë një sondazh i Gallup. Ajo duhet të diskutojë se pse është në nivele kaq të frikshme dhuna në familje. Ajo duhet të ngrejë zërin se pse shëndetësia, arsimi janë në nivele të mjerueshme. Ajo duhet alarmohet se pse papunësia është problemi themelor i shqiptarëve, por mbi të gjitha ajo duhet të klithë se pse pas njëzet vitesh tranzicion të lodhshëm, varfërues e dëshpërues, sërish para syve na del vetëm një njeri, të cilit ende sot e kësaj ditë nuk e kemi marrë vesh se sa vota i kemi dhënë me vullnetin tonë të plotë.
Homoseksualët përshëndesin deklaratën e Berishës
Aleanca Kundër Diskriminimit të LGBT (lesbike, gay, biseksualë, transxhender) deklaroi dje se e mirëpret deklaratën e kryeministrit Berisha në mbështetje të Ligjit Kundër Diskriminimit dhe të drejtës së martesës për personat gay në Shqipëri.
“Shpresojmë të kemi mbështetjen e të gjitha palëve dhe miratimin e Ligjit Kundër Diskriminimit sa më shpejt pas fillimit të sezonit të ri parlamentar. Ky nuk është vetëm një hap drejt integrimit evropian, por i shërben kryesisht emancipimit të shoqërisë shqiptare. Ne jemi krenarë që vendi ynë po i bashkohet shumë vendeve të tjera, duke mbështetur barazinë dhe duke refuzuar diskriminimin ndaj personave homoseksualë, biseksualë dhe transxhender. Aleanca Kundër Diskriminimit të LGBT është një organizatë e ngritur dhe e përbërë nga persona heteroseksualë, homoseksualë, biseksualë dhe transxhender që synon të luftojë diskriminimin e bazuar tek orientimi seksual dhe identiteti gjinor. Ne mirëpresim mbështetjen e të gjithë personave që janë në favor të barazisë dhe drejtësisë”, - thuhet në deklaratën e kësaj aleance.