E Diel, 1 Nëntor 2026

Sandri sqaron Taçin pse shpiku martesat gayNga Antena brenda familjesSandri më në fund e kuptoi pse doktori trazoi dynjanë me martesat gay. Rezart Taçi ia sqaroi një për një në telefon. - Ishte puna e anijes, - i tha. - Mbeti 25 ditë në det të hapu

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Sandri sqaron Taçin pse shpiku martesat gayNga Antena brenda familjes

Sandri më në fund e kuptoi pse doktori trazoi dynjanë me martesat gay. Rezart Taçi ia sqaroi një për një në telefon.

- Ishte puna e anijes, - i tha. - Mbeti 25 ditë në det të hapur. Ti e di që unë s’mund të harxhoj lekë tani, të paguaj akciza kot. Ti e di që unë dua të bëj gjëra të mëdha, të blej Bolonjën, të blejmë lojtarë të mëdhenj të Realit të Madridit. Fola me avokaten, e di ti, foli ajo me doktorin, e di ti, dhe ai më dha okej. Foli ajo me atë drejtorin e doganave, e di ti, pastaj foli ai me ata të Vlorës dhe më thanë: “OK, fillo shkarkoje”. Kur del një palaço doganier aty në Vlorë, një me mbiemër Sota. “Jo, - thoshte, - e dua me shkrim.” Si mor pis e do me shkrim ti, u bëre ti të marrësh urdhra me shkrim nga doktori, i thashë dhe i futa atë truprojën tim, e bëri pleh. E gjakosi derisa s’kishte më fuqi. Pastaj të tjerët heshtën, nuk bënë më zë. Në fakt u tremba pak dhe mora doktorin. I thashë se mos bëhet zhurmë në media, se u ngatërruam me një doganier këtu dhe e rrahëm pak. Më tha: “Mos ki merak, se e kam rregulluar që nja dy ditë media të merret me punë tjetër”. I madh është, thashë me vete, kushedi se çfarë ka shpikur. Kur hap lajmet në darkë unë, shikoj gjithë televizionet me martesat gay. Hap gazetat sot, prapë me martesat gay. Është i paparë, i paparë.

Sandri po e dëgjonte me vëmendje rrëfimin e Rezartit dhe po i hipte gjaku në majë të kokës që ky po shkarkonte anijen pa paguar asgjë.

- Mor legen, - i tha, - ti mendon se këto gjëra doktori i shpik vetë nga mendja? Po unë kam tri ditë që punoj për këtë skemë mo legen. Më tha: “Sandër, ç’të bëjmë me këtë Rezartin, se po na sulmon media?” I thashë, kalamaj janë këta të medias. Jepi ndonjë lodër në dorë, të merren që të humbasin mendjen. “Po çfarë?” - më tha. Po ja, i thashë, futja me ato martesat gay. Thuaj i kemi kusht nga Evropa. Me këtë rast justifikohet mosliberalizimi i vizave. Thuaj, s’i kishim plotësuar të gjitha kushtet, kishte të drejtë Bashkimi Evropian. “Ah, ç’e ke gjetur tamam, - më tha. - Kjo është Sandër. Këtë do bëjmë. Ja do nxjerr Lul Bashën tani, - më tha, - menjëherë.” Jo, jo, jo Lul Bashën, i thashë, se thonë e ka bërë për vete. Thuaje vetë në mbledhje qeverie, se ty ta marrin me humor. Se Lul Bashën e marrin seriozisht që e ka për vete, se ai vjen dhe nga Holanda, e ke thënë vetë ti. “Mirë e ke Sandër, - tha. - Jepini pak vend në media”, - më tha. Dhe thashë porosi unë te të gjitha televizionet. Se ti e di që s’fillon njeri lajmet pa më bërë mua telefon tani.

- A, nuk e dija Sandër. Figurë je, figurë. D.m.th., ti e paske bërë këtë. Se në fakt doktori tha “e bëra unë”, po i ka ardhur zor të thoshte që është ideja jote, normal. Figurë je, figurë. Më shpëtoi ky lajm. Kam nis dje me shkarku anijen. Analizat m’i nxorën krudo oil, siç i kisha. Tani krudo oil nuk lejohet të futet në Shqipëri, por unë do ta justifikoj si lëndë të parë që mos të paguaj taksa. Ashtu siç tha doktori. Figurë je Sandër, figurë. S’e dija që ti e kishe bërë këtë punë. Thashë kush ia shtiu në mend doktorit, i madh është.

- Ore, ç’më di mua ti? Po unë për këto gjëra paguhem, këtë kam zanat. Tani mos na ça trapin, shko paguaj ato paratë te Klani siç e lamë. 500 mijë më duhen mua, se erdhën rrogat, ja nesër duhet të paguaj. Shok, mik, po një gjë do ta paguash. Më tha dhe doktori. “Tani ai zotëria, - tha, - duhet të ndihmojë pak. Mos më le t’ia them unë, - tha.” Jo, jo, i thashë, se paguan vetë Rezarti. Tani duhet të paguash ndonjë gjë dhe ti.

- Po si shumë Sandër, se tani do dhe avokatja po aq. Tani ndoshta ajo s’i thotë doktorit, po një pjesë e do dhe ajo, se i do dhe cash se nuk i deklaron.

- Ore, ajo ka riskun e saj, unë kam timin. Tani një familje jemi, po punët janë të ndara. Tani ti pa u lagur fare s’mund të shpëtosh vëlla. Ndryshe erdhi policia të hodhi hekurat, se ke rrahur dhe doganierin.

- Jo mo jo, unë them që të mbajmë ndonjë lek që të blejmë këta lojtarët, po s’kam problem për aq lekë unë. Lekë xhepi i kam.

- Nejse, shko paguaji një herë, pa pastaj flasim. Se m’u desh të shpikja gjithë këtë lajm për të mbuluar krahët. E kupton apo jo, u bërë nder dhe b...q... me këtë rast, po ti je k…, s’kupton nga këto punë.

- Figurë je Sandro, figurë. E mora vesh e mora pse e shpiku këtë lajm doktori. Se Maqedonisë ia hoqën vizat dhe martesat gay nuk lejohen. Malit të Zi po ashtu, dhe aty martesat nuk lejohen. Kroacisë po ashtu, dhe martesat nuk lejohen. Thashë dhe unë me vete, këta sikur duan të importojnë gay nga Shqipëria. Allah, allah, thashë, mos na dinë të gjithë pederastë dhe po u hapën kufijtë të dalim të shesim b.. në Perëndim.

- Ore, për ça kujton se na duan, për ato punë na duan. Kanë mbaru punë me femrat tani, duan meshkuj, ndaj na i heqin. Ia thashë dje doktorit këtë. Hajt se ata vdesin për b...q.... I thashë, po miratove ligjin, do të vijnë të gjejnë ndonjë burrë këtu.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›