“Pse nuk mora pjesë në votimin e rezolutës Rama”Nga Arben MalajE para, dje u cenua rëndë transparenca me publikun. Besoj shumë te përgjegjësia e kolegëve socialistë, të cilët, pavarësisht nga dy rezoluta të ndryshme, nuk do ta shndërronin atë takim b
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
“Pse nuk mora pjesë në votimin e rezolutës Rama”Nga Arben MalajE para, dje u cenua rëndë transparenca me publikun. Besoj shumë te përgjegjësia e kolegëve socialistë, të cilët, pavarësisht nga dy rezoluta të ndryshme, nuk do ta shndërronin atë takim ballafaqim të mbingarkuar, siç edhe nuk ndodhi realisht.
Edhe në Statutin e Partisë rregulli i përgjithshëm i mbledhjeve është që ato zhvillohen të hapura, ndërsa zhvillimi i mbyllur i tyre është një përjashtim që kërkohet të votohet.
Të diskutosh me dyer të mbyllura për vlerësimin ndaj zgjedhjeve dhe për qëndrimet ndaj saj të kërkosh mbështetjen e publikut duket se ka një kontradiktë logjike jo të vogël.
Thelbësor është fakti që sfidat e Partisë Socialiste nuk arrihen pa një mbështetje publike në rritje, e cila nuk mund të vijë pa një transparencë në rritje. Kostot e mungesës së transparencës janë më të rënda se kostot e ndonjë diskutimi apo debate emocionale në një mbledhje partie.
2. E dyta dhe më kryesorja: Në një parti moderne demokratike, votimi i rezolutave nis nga propozimi i grupit më të vogël, në këtë kontest duhej votuar rezoluta e kolegëve deputetë përpara rezolutës së kryetarit. Në kushtet kur edhe ky parim demokratik u shkel, rruga më e mirë që unë shpresoja se do të bënin të gjithë kolegët propozues të rezolutës alternative, do të ishte mosmarrja pjesë në votim për rezolutën e Ramës.
Kjo do të eliminonte çdo keqpërdorim numrash kundër apo pro rezolutës Rama dhe nuk do t’u sillte kënaqësi servile disa kolegëve që vazhdojnë të jenë militantë emocionalë, edhe në momente kur realisht PS është përpara sfidave shumë të mëdha. Demokracia nuk është thjesht dhe vetëm një raport numrash, por vlerash. Në një ambient vlerash demokratike numrat në minorancë mund të identifikojnë probleme të mëdha dhe në një ambient jodemokratik numrat në shumicë mund të fshehin probleme të mëdha.