E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liberalizimi i vizave, Tirana optimiste

Pas takimit te ministrit te Jashtem, Lulzim basha me drejtorin e pergjithshem per Zgjerimin ne Komisionin Europian, Michael Leigh, qeveria shqiptare po mban lart entusiazmin per nje liberalizim te mundshem vizash ne vitin 2009, ndoshta pas zgjedhjeve parlamentare.

Plotesimi i kushteve per regjistrimin elektronik te qytetareve, nisja e shperndarjes se pasaportave biometrike dhe kartave te identitetit qe nga janari i ardhshem dhe kontrolli i kufijve jane argumentat teknike te Shqiperise per te bindur vendet anetare.

Megjithese pranon se ka vende skeptike per liberalizimin, ministri Basha eshte optimist per vitin 2009.

"Ne po bejme gjithcka kemi ne dore per te shkurtuar kohen pastaj vendimi i perket BE-se. Po punojme me vende qe na mbeshtesin hapur dhe me ato skeptike qe vendimi te merret ne 2009', u shpreh Basha.
 
Nje dite me pare ministri Basha u takua me komisionerin per Zgjerimin, Oli Rehn, sipas te cilit sfida me e madhe dhe e me afert per Shqiperine eshte zhvillimi i zgjedhjeve te lira e te ndershme.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›