Nafta, tregtarët abuzojnë me sasinë
30/01/2009 Myrvete Pazaj: Për çdo 20 litra në pistoletat e mbushjes së automjeteve mbahen 220- 240 mililitra karburant
Vendosen 39 gjoba pas kontrolleve. Norma e lejuar për pistoletë është 100 mililitra
Zbulohet abuzimi me sasinë e tregtuar në pikat e pakicës. Paralajmërimit për një rritje tjetër të çmimit me 5-6 lekë për litër si rezultat i vendosjes së akcizës fikse, konsumatorët e karburanteve përballen me vjedhje të vazhdueshme nga pistoletat. Ka qenë vetë Drejtoresha e përgjithshme e Metrologjisë dhe Kalibrimit, Myrvete Pazaj, që ka bërë me dije se abuzimi vazhdon. Në vitin 2008 janë bërë kontrollet e planifikuara dhe janë vendosur edhe sanksione.
Abuzimi
Pazaj ka theksuar se gjatë kontrolleve në disa pika të shitjes me pakicë janë verifikuar se pistoletat e mbushjes me karburant apo gaz të automjeteve janë programuar për të mbajtur një sasi gati dy herë më e madhe se ajo e lejuar. Kontrolli është bërë edhe gjatë ditës së djeshme, me anën e aparateve matës të specializuar që kanë inspektorët e kësaj drejtorie. “Gjatë kontrolleve janë konstatuar abuzime. Norma e lejuar është që për 20 litra lejohet një tolerancë prej 100 mililitrash. Por janë vërejtur abuzime ose siç quhet ndryshe vjedhje. Është konstatuar se për çdo 20 litra mbahen 220 deri në 240 mililitra karburant”, - theksoi drejtoresha e Metrologjisë dhe Kalibrimit. Abuzimi para dy tre vitesh ka qenë edhe më i rëndë, por drejtoria e Metrologjisë është munduar ta vërë nën kontroll tregun. Niveli i vjedhjeve arrinte deri në 400 mililitra për pistoletë. Tani më inspektorët janë përqendruar në ato pika të konsideruara si problematike në të kaluarën. Gjatë vitit të kaluar gjobat e vendosura nga kontrollet e kryera kapën shifrën prej 750 mijë lekësh. “Gjatë vitit 2008 ne kemi kontrolluar 850 pika karburantesh në të gjithë vendin dhe rreth 6250 pistoleta për mbushjen e automjeteve. Për shkak të abuzimeve të konstatuara ne kemi vendosur rreth 39 gjoba me vlera të mëdha”, - ka deklaruar Pazaj.
Ligji, askush nuk e zbaton
Qeveria miratoi vjet një ligj të ri për metrologjinë dhe në zbatim të tij dolën urdhëresa të Ministrisë së Ekonomisë, në mënyrë që ligji të bëhet plotësisht i përputhshëm me atë evropian. Në bazë të këtyre udhëzimeve ka dhe një shkallëzim të mëtejshëm të mjeteve matëse. “Në qoftë se sot vendoset një pullë që thotë se kjo lejohet të përdoret dhe për të tjerat që duhet të hiqen nga tregu, tashmë është parashikuar vendosja e elementeve të tjerë të sigurisë për konsumatorin. Pra, për çdo rast verifikimi do të lihet gjurmë e dukshme dhe e lexueshme në të gjitha fazat e verifikimit, që është një element më shumë sigurie për konsumatorin”, - shprehet Pazaj. Por problematike mbetet vjelja e gjobave. Për këtë përgjegjësinë e ka pushteti lokal. “Ne i kemi vendosur gjobat, por për hir të së vërtetës jo gjithmonë ato janë mbledhur. Ka bashki që tregohen korrekte, por në disa raste të tjera pushteti vendor nuk i vjel gjobat që vendosim ne”, - thotë Pazaj. Edhe Konfindustria e ka ngritur pak kohë më parë këtë shqetësim, në kuadër të rritjes së kostove abuzive që rëndojnë direkt në buxhetin e bizneseve dhe familjeve shqiptare. Sipas administratorit të Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku, këto kosto shkaktojnë rritjen zinxhir të kostove të të gjitha prodhimeve dhe shërbimeve vendore krahasimisht prodhimeve dhe shërbimeve të huaja, duke ulur më tej aftësinë konkurruese të bujqësisë dhe industrisë shqiptare edhe kështu në shkallë të pakënaqshme. Konfindustria ka kërkuar ngritjen e një Enti Rregullator të Karburanteve, për të rregulluar këtë treg dhe për të mbrojtur konsumatorët.