Shkoder, partite ne sherr per depozitimin e plehrave
01/12/2011 Sipas këshilltarëve socialistë, mbeturinat të depozitohen në landfilldin e Bushatit
SHKODER- Mosdepozitimi i mbeturinave në landfilldin e Bushatit dhe vijimi i hedhjes dhe djegies së tyre në periferi të qytetit është bërë shkak i një debati të ashpër mes përfaqësuesve të PS-së dhe PD-së në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të qytetit të Shkodrës. Këshilltarja e PS-së, njëkohësisht dhe kryetarja e degës së kësaj partie për qytetin e Shkodrës, Keti Bazhdari, kërkoi zgjidhjen e shpejtë të këtij problem nga Bashkia e Shkodrës. Bazhdari theksoi se ekzistojnë të gjitha mundësitë për kryerjen e pagesës së vendosur nga USAID për depozitimin e mbeturinave në landfilldin e Bushatit. Bazhdari argumentoi kërkesën e saj për zgjidhjen e problemit, që sipas Bashkisë është krijuar nga çmimi i lartë për ton mbeturinash, duke bërë një përllogaritje të pagesës së kryejnë qytetarët për pastrimin. Sipas Bazhdarit, nga të dhënat e tarifave që qytetarët i paguajnë çdo vit Bashkisë së Shkodrës, rezulton se pagesa aktuale për pastrimin e qytetit është 25 mijë lekë të vjetra. Ndërkohë, duke u bazuar në llogaritë e specialistëve të USAID, Bazhdari thekson se studimi i detajuar ka nxjerrë se kostoja e pastrimit dhe e dërgimit të mbeturinave në landfilld shkon në 10 mijë lekë të vjetra në vit. Bazhdari theksoi se mosdërgimi i mbeturinave në landllidin e Bushatit prej më se 20 muajsh dhe dërgimi pranë Varrezave të Dëshmorëve është i pajustifikueshëm nga Bashkia e Shkodrës. Omi theksoi se është harruar se për depozitimin e këtyre mbeturinave në landfilldin e Bushatit duhet llogaritur dhe kostoja e transportit për 36 kilometër rrugë, kosto që shkon në 60% të buxhetit të Bashkisë së Shkodrës për pastrimin e qytetit. Ndërsa kryebashkiaku i Shkodrës, Lorenc Luka, ka theksuar se komuna Bushat po mashtron në lidhje me të drejtat e caktimit dhe vjeljes së të ardhurave nga landfilldi. Sipas Lukës, landfilldi është bërë për Shkodrën, por duke qenë se është ndërtuar në një tokë të komunës Bushat, kjo komunë po nxjerr pengesa me anë të çmimit të vënë në masën 7 euro për ton. Kryebashkiaku Luka është shprehur i prerë se institucioni që ai drejton do të paguajë vetëm 4 mijë lekë të vjetra për ton mbeturinash që do të depozitohen në komunën e Bushatit.
Përveç kësaj pike, debate të ashpra ka pasur mes dy krahëve të këshilltarëve bashkiakë të Shkodrës në lidhje me mosdhënien e dëmshpërblimeve për familjet e përmbytura gjatë dimrit të kaluar në qytetin e Shkodrës. Kryetari i degës së PS-së së qarkut Shkodër, Genc Uruçi, ka kërkuar që të sqarohen arsyet për mosdhënien e këtyre parave, për të cilat u premtua maksimumi deri në muajin tetor. V. Abdyli