E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi dënon aktin e përdhosjes së varrezave hebraike në Prishtinë

TIRANË- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dënoi sot aktin vandal të përdhosjes së varrezave hebraike në Prishtinë.

Në një deklaratë për media, Thaçi shprehet se ky është sulm kundër shtetit të Kosovës, dhe mbi të gjitha është një sulm kundër vlerave të traditës së qytetarëve të Kosovës për tolerancë, bashkëjetesë dhe respekt, që e kemi kultivuar gjatë gjithë historisë sonë.

"Këto akte të ulëta janë të papranueshme për Qeverinë dhe të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës dhe nuk do të tolerohen në asnjë mënyrë. Ju bëj thirrje organeve kompetente që të ndërmarrin të gjitha masat që autorët e këtij akti të nxirren para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar", thuhet në deklaratë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›