Naftësjellësi;Bullgaria shpreh rezerva,Greqia shqetësohet
Kryeministri bullgar, Boiko Borisov, para dhjetë ditësh shprehu rezerva të mëdha për ndërtimin e parashikuar të këtij naftësjellësi që lidh qytetin bullgar Burgas me Aleksandropolisin në Greqi. Duke marrë në konsideratë katastrofën ekologjike në Gjirin e Meksikës, Borisov bëri thirrje për tu menduar lidhur me një rrjedhje nafte në gjirin bullgar të Burgasit në Detin e Zi.
Nga ana tjetër, sekretari grek i Shtetit për Energjinë, Janis Matiatis deklaroi në parlament se "ka shumë mundësi që një iniciativë diplomatike të merret brenda disa javëve", duke shtuar se "gjashtë ose shtatë muajt e ardhshëm do të jenë themelorë për naftësjellësin".
Naftësjellësi i parashikuar të lidhë portin e Burgasit në Bullgari me atë të Aleksandropolisit në Greqi,është 280 kilometra i gjatë. Ai është projektuar për dërgimin e naftës nga Kaspiku drejt Evropës Perëndimore duke shmangur ngushticat turke mjaft të ngarkuara.