Presidenti i BE, kërkon përfshirjen e Kosovës në bashkëpunim rajonal
Presidenti i Bashkimit Evropian, Herman Van Rompuy, kërkoi në Bruksel që Kosova të përfshihet në bashkëpunimin rajonal në mënyrë pragmatike. Presidenti i BE, Herman Van Rompuy, i ka bërë thirrje Beogradit zyrtar që të luajë rol konstruktiv në rajon,
sidomos me vendet fqinje. Duke shfaqur shpresën se Serbia do të ketë ndikim pozitiv në stabilitetin në rajon, Rompuy ka thënë se bashkëpunimi rajonal është shumë i rëndësishëm për Bashkimin Evropian. Sipas tij, Kosova duhet të përfshihet në bashkëpunimin rajonal në mënyrë pragmatike. Rompuy i bëri komentet pas takimit me kryeministrin e Serbisë, Mirko Cvetkoviq.