E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Naim Gazidede zgjidhet kryetar i degës së PD-së në Dibër”

Mblidhet Kuvendi i 9-të i degës së PD-së, në Dibër


TIRANE - Kuvendi i 9-të i demokratëve të Dibrës është mbledhur dje për të zgjedhur kryetarin e kësaj dege. Mes katër kandidateve për kryetar të Degës Dibër, Naim Gazidede, Rahim Kaleci, Ilir Hysa dhe Premtim Kryemadhi, fitoi ajo e Naim Gazidedes.
Procesi zgjedhor nuk pati kontestime dhe u administruar me sukses nga komisionet përkatëse, duke shmangur në këtë mënyrë problemet e mundshme që mund të shfaqeshin. Pas numërimit të votave, komisioni i votimit shpalli fitues të garës për kreun e degës së PD Dibër, Naim Gazidede, me 284 vota nga 326 delegatë të pranishëm në këtë kuvend. Kryetari i sapozgjedhur, Naim Gizedede është njëherësh edhe kryetar i Këshillit të Qarkut Dibër. Në fjalën e tij përshëndetëse Gazidede falënderoi mbështetësit për detyrën e rëndësishme dhe të vështirë që i besuan, si dhe siguroi delegatët se Dega e PD-së në Dibër do të forcohet dhe konsolidohet më tej, si garanci për përballimin me sukses të plotë të fushatës elektorale dhe të fitores të sigurt të PD-së në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Delegatët e kësaj dege bënë dhe një analizë të punës së bërë nga strukturat drejtuese të Degës së Dibrës, me qëllim përballimin me sukses të fushatës elektorale, në prag të zgjedhjeve.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›