Oketa: Për integrimin e vendit në NATO është e domosdoshme mbështetja e aleatëve

Ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa ka vlerësuar mbështetjen e NATO-s, përmes konsultimeve si një domosdoshmëri për njohjen dhe koordinimin e hapave të mëtejshëm për integrimin e plotë të vendit në strukturat Euroatlantike. Zyra e shtypit në Ministrinë e Mbrojtjes bëri të ditur se ministri Oketa u takua me ekipin e konsultimeve të Shtabit Ndërkombëtar të NATO-s për vlerësimin e Raport-Progresit të Forcave të Armatosura Shqiptare në kuadër të procesit të anëtarësimit të plotë të vendit tonë në NATO. Ministri Oketa e njohu ekipin e NATO-s me punën e bërë për planifikimin e mbrojtjes e të forcës, veçanërisht pas marrjes së ftesës në Samitin e Bukureshtit, për proçesin e modernizmit dhe për asgjesimin e municioneve të tepërta. Ekipi i NATO-s, nga ana e tij, vlerësoi progresin e bërë për planifikimin e mbrojtjes e të forcës, të cilat janë në bazë të përmbushjes së detyrimeve dhe angazhimeve, në kuadër të anëtarësimit të plotë në Aleancë, bënë të ditur burimet e MB-së.
...