Banesat e “Rrugës Tregtare” në Durrës, por rikonstruktohen nga vetë pronarët

Disa nga banesat e vjetra në rrugën Tregtare në Durrës janë restauruar kohët e fundit me fondet e vetë pronarëve, duke ruajtur fasadat karakteristike të këtyre banesave, që përgjithësisht janë ndërtuar në vitet 1930-1940. Pas restaurimit të 8 banesave të tilla, aktualisht është në proces rikonstruksioni i një godine më të hershme, e ndërtuar në vitin 1884, që ka shërbyer si konsullatë në fillim të shekullit të 20-të. Sipas specialistëve të monumenteve, restauratorët që kanë punuar në këto banesa kanë ruajtur fasadat e tyre, me kërkesën e vetë pronarëve. Rruga Tregtare e Durrësit ka marrë formën që ka sot pas tërmetit të vitit 1928, i cili dëmtoi rëndë pazarin e vjetër të qytetit. Në të dy krahët e rrugës, arkitektë të njohur shqiptarë dhe italianë ndërtuan, mbi bazën e porosive, disa nga shtëpitë më luksoze të kohës. Në vitin 1990, këto banesa iu nënshtruan restaurimit, me mbështetjen e USAID. Në katet e para të ndërtesave të rrugës Tregtare, numërohen 73 biznese të ndryshme, kryesisht butikë, bare, agjenci udhëtimi, etj. Dy vjet më parë rruga tregtare u rehabilitua tërërsisht përmes një fondi prej 70 milion lekësh.
...