E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri Basha zhvillon një vizitë dy ditore në Mbretërinë e Arabisë Saudite

Ministri i Punëve të Jashtme, Lulzim Basha, do të zhvillojë më 14-15 shkurt një vizitë zyrtare në Mbretërinë e Arabisë Saudite, me ftesë të homologut të tij, ministrit të Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Arabisë Saudite, Princi Saud Al Faisal Bin Abdulaziz Al-Saud. Drejtoria e shtypit e MPJ-së bëri të ditur se gjatë kësaj vizite, ministri Basha do të zhvillojë takime me autoritetet më të larta shtetërore të Mbretërisë së Arabisë Saudite. Delegacioni i kryesuar nga ministri i Punëve të Jashtme Lulzim Basha, në përbërje të të cilit është dhe zv/ministri i Financave, Sherefedin Shehu, përfaqësues të dhomave të tregtisë dhe biznesit shqiptar, do të zhvillojë një serë takimesh me përfaqësues të dhomave të tregtisë, të biznesit saudit dhe Fondit të Investimeve të Arabisë Saudite. Në axhendën e ministrit Basha përfshihet një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës së Konferencës Islamike, z. Ihsanoglu, takim me përfaqësues të Bankës Islamike për Zhvillim.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›