Haziri: Koalicioni PDK-LDK deri në zgjedhjet tjera

Prishtinë, 25 gusht – Koalicioni PDK – LDK, që aktualisht qeverisë Kosovën, do të vazhdojë deri në përfundim të mandatit. Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh edhe ministër i Kulturës, Lutfi Haziri, në një intervistë dhënë mbrëmë RTK-së, i pyetur rreth jetëgjatësisë së koalicionit aktual qeverisës në nivel të vendit, u shpreh se ai do të vazhdojë deri në zgjedhjet e ardhshme, kurse qëndrimin kritik të njërit nga liderët e kësaj partie, aktualisht kryetar i Prishtinës, Isa Mustafa, e quajti pikëpamje individuale.
Ai po ashtu e konsideron krejtësisht legjitim presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu, pavarësisht nga akuzat që i bëhen për shkelje të Kushtetutës, duke qenë edhe kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës. “Funksionin partiak ai e ka ngrirë dhe nuk e ushtron”, u shpreh Haziri, i cili tha se po t’i ofrohej vetë atij posti i kryetarit të partisë, do ta pranonte pa hezitim.