E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në KB po kërkohet një qasje më e pranueshme për Kosovën

New York, 25 gusht – Diplomatët gjermanë në Kombet e Bashkuara, në prag të sesionit të Asamblesë së Përgjithshme, në të cilën do të diskutohet rreth Mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi legalitetin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, kanë konfirmuar se po përpiqen të gjejnë një qasje tjetër nga ajo që ka propozuar Serbia. “Po zhvillohen diskutime në New York, si dhe në kryeqytetet e tjera, rreth asaj se si t’i qasen më mirë Mendimit këshillëdhënës të GJND-së të publikuar më 22 korrik”, i ka thënë agjencisë serbe të lajmeve Tanjug përfaqësuesi për shtyp i misionit gjerman në KB, Alexander Eberl. Si gjithmonë që ndodh me negociata që kanë të bëjnë me çështje të rëndësishme, mes anëtarëve të KB zhvillohen bisedime formale e joformale, secila në nivele përkatëse të koordinimit. Duke pasur këtë parasysh, mund të konfirmoj se (si gjithmonë) jemi në kontakt me kolegët tanë serbë, theksohet në deklaratën me shkrim. “Dëshiroj të theksoj interesimin tonë të madh që të punojmë bashkëkarisht, sidomos me kolegët tanë serbë, që të gjendet një qasje, e cila do të ketë konsensus më të madh dhe të jetë më produktive nga ajo që ka propozuar Serbia”, citon Tanjugu diplomatin gjerman Eberl.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›