E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova mposht Tunizinë

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll e ka filluar mbarë aventurën jordaneze. Megjithëse në një ndeshje kontrolluese, skuadra e drejtuar nga Arben Krasniqi ka arritur që të fitojë përballë kombëtares së Tunizisë në ndeshjen e zhvilluar të mërkurën në palestrën "Orthodox" në kryeqytetin jordanez Aman. Kosovarët kanë fituar me rezultatin minimal 79:78, duke mposhtur kështu skuadrën që është e 47-ta në renditjen botërore të FIBA-s.
Përfaqësuesja e Kosovës do të zhvillojë sot me fillim prej orës 19:00 (sipas orës lokale) ndeshjen e parë zyrtarë në kuadër të turneut "Kupa e V e Mbretit Abdullah II" kundër kombëtares së Sirisë. Bazuar në renditjen botërore të FIBA-s, përballja me Sirinë do ët duhej të ishte më e vështirë për Përfaqësuesen e Kosovës pasi kombëtarja siriane renditet katër pozita më lartë sesa Tunizia. Përfaqësuesja e Kosovës bën pjesë në Grupin A në turneun "Kupa e V e Mbretit Abdullah II" bashkë me skuadrat e Sirisë, Jordanisë dhe Palestinës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›