E Diel, 1 Nëntor 2026

Namik Ajazi: Homazh fëmijëve që kishin prindër të persekutuar



Çfarë iu nxiti të realizonit këtë dokumentar?

Ishte historia e Fadil Paçramit..., aty ku protagoniste ishte edhe e ëma e Dritës, Liri Belishova. Më pas mora pjesë në përurimin e një libri, prej ku mora edhe spunton e parë për realizimin e këtij dokumentari.

Sa voluminoz ishte ditari në të cilin jeni bazuar?

Ditari kishte një volum prej rreth 400 faqesh, prej atyre fletoreve të vogla që ekzistonin në atë kohë. Është vërtet një histori e dhimbshme.

Ditari kishte më tepër përmbajtje të tregimit dhe poezisë. Në film pamë shumë pak prej këtyre poezive. Pse?

Po, ditari tregonte jetën e saj, por në të kishte edhe shumë poezi të Dritës, por unë kam përzgjedhur vetëm disa prej tyre që në një dokumentar prej 40 minutash mendoj se ishin të mjaftueshme.

Çfarë donit të sillnit me këtë film dokumentar?

Doja të tregoja jetën e një grupi fëmijësh, të cilët ndanin pothuajse të njëjtin fat. Jetën e atyre fëmijëve që kishin prindër të persekutuar. Është një homazh i atyre fëmijëve që u persekutuan. Dua që ato që kemi përjetuar në atë kohë, t’ia kalojmë edhe publikut në këtë mënyrë. Po ashtu, edhe brezi i ri duhet të informohet për atë periudhë, ata duhet ta kujtojnë atë.

Liri Belishova: Jo vetëm jeta e Dritës, por e gjithë fëmijëve që iu vra jeta

“Nuk dua të flas vetëm për jetën e Dritës, por për të gjithë brezin e asaj kohe. Shumë prej këtyre fëmijëve iu është vrarë jeta e tyre, diktatura i vrau gëzimin. Ata fëmijë nuk kishin asnjë faj. Sot, kur Shqipëria është anëtarësuar në NATO, rinia ka shumë mundësi për të jetuar jetën dhe për këtë më vjen mirë”.

Poezi nga Drita Çomo

Per ty

Lekunden pishat nen rete qe ikin

Ikin e ikin rete neper shi...

Une pres te shoh pas reve pak qiell

Ashtu siç pres pasditeve , te me telefonosh ti

Po ti s'dukesh gjekund. Ku paske humbur,

Ka kaq dite qe pres. Dhe bie shi...

Si mund te jetoj, pa pak qiell te kalter

Si mund te jetoj, pa zerin tend, pa ty

Ti do te vish, une e di, do vish patjeter

Po une dua te vish tani , neper shi

Pastaj rete do te ikin dhe do dale dielli

Po une dua diellin te ma sjellesh ti

Dashuria

Dashuria eshte ajo pisha e gjelber

qe lekundet nen qiellin me hene

Qe ngrin ne te ftohtin e janarit

Si nje deshire e pathene

Dashuria eshte bota pas xhamave

Nxitimi i lire per diku...

eshte qenia me 900 leukocite

Qe ne çarçafet e bardhe mendon per ty.

Dashuria eshte telefoni i se merkures

Dhe kopsa e qepur me pe gri

Dhe kompostot e ngrena ne stol

me nje pirun te dy

Dashuria eshte apartamanti i qete

i pagrindje dhe i lumtur siç mund te jete veç ne enderr

jane fjale pa kuptim qe tingellojne aq te bukura

Dhe heshtja e thjeshte qe kurre s'eshte e rende

Dashuria ime je vetem ti

Ne kete sfond ngaterresash pa fund

Asnje arsye nuk e fshiu dot ate

Asgje s'me beka qe ta humb

Ajo eshte nje gje pafundesisht e bukur

E kthjellet dhe krejt e paster

Si lindi, si jeton, si mundet

Ne kete bote te ndyre dhe te ashper

Pa titull

Per ditet qe ikin dhe nuk kthehen me

Ditet qe bartin gezimin dhe dhimbjen

Per pritjet e gjata dhe per çdo gje

Qe akoma ka mbetur enderr

Per dashurite e botes dhe per ata

qe kerkuan diçka ne jete

Per zhgenjimet e vogla dhe te medha

Dhe per veten

Per ndonje fyerje te vogel dhe heshtje te madhe

Per durimin e dhimbshem pa fund

Per femijet me bote te bardhe

Qe pastaj bardhesine e humb

Per çdo gje qe eshte e zakonshme

Dhe qe ne na duket e bukur

Per njerez me fytyra joshese

Dhe me shpirtin qe nuk duket

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›