E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nanaj nuk heq dot dore

Tirane - Tre te rinj u arrestuan dje per trafikim te lendeve narkotike. Gjate operacionit te koduar "Profesori 3", u vune ne pranga Alfred Nanaj, 38 vjec, banues ne Tirane, i denuar me pare per "prodhim dhe shitje te narkotikeve", pjesetar ne organizate kriminale dhe Elvis Gjino, 20 vjec, banues ne Tirane. Nderkohe qe u arrestua edhe Elis Malaj, 23 vjec. Gjino dhe Nanaj u kapen ne flagrance rreth ores 24.30 te dites se djeshme ne rrugen "Grigor Heba", ne momentin qe po dilnin nga banesa per te shperndare lende narkotike neper lokalet e nates. Ne cilesine e proves materiale u sekuestruan: sasia prej 19.6 grame pluhur i dyshuar narkotik i llojit kokaine, i ndare dhe i ambalazhuar ne 22 porcione, shuma e parave prej 39 500 lekesh e perfituar si rezultat i shitjes se lendes narkotike, si dhe dy telefona celulare. Ndersa Malaj u kap ne rrugen "Niko Avrami" ne flagrance, duke shitur heroine. Ne cilesine e proves materiale u sekuestruan 4.7 grame heroine, nje automjet ne pronesi te tij, si dhe nje telefon celular.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›