Pine fotoksine, pasi hapin varret e vetes
PEQIN - Mbase kishin 6 muaj qe vertisnin ne koke idene e vetevrasjes cifti Shahe e Qazim Hoxha, qe nga koha kur bene gati rrobat e vdekjes, hapur varret e blere betonet ne nje parcele toke jashte fshatit te tyre. Nje cift bashkeshortesh u vetehelmua dje me fotoksine ne shtepine e dhendrit te tyre. Ngjarja e pazakonte dyshohet se erdhi si pasoje e deshperimit nga braktisja e te birit vite me pare. Behet e ditur se Shahe Hoxha, 66 vjece dhe Qazim Hoxha, 69 vjec, gjeten vdekjen ne banesen e vajzes se tyre te martuar, dje rreth ores 15:00 te mesdites. Bashkeshortet me origjine nga Perparimi i Peqinit, kishin vite qe ishin larguar nga djali, per shkak te grindjeve, duke jetuar tek shtepia e vajzes se tyre, te martuar ne fshatin Kurtaj te komunes Gjocaj ne Peqin. Por edhe atje duket se nuk kane qene te lumtur, pasi nuk kane mundur te perballojne pleqerine te vetem, qe sipas deshmive rezulton te jete shkaku se perse dy te moshuarit moren vendimin fatal per jeten e tyre.
Ngjarja
Pasi vendosen menyren e veteflijimit, Qazim Hoxha shkoi ne njeren nga farmacite bujqesore dhe bleu disa tableta fotoksine. Pasi hengren per here te fundit, ata u lane, u rregulluan dhe pastaj u ulen te dy prane e prane, duke i ofruar njeri-tjetrit tabletat helmuese. Fillimisht Qazimi i dha tableten bashkeshortes se tij, Shahes, nderkohe qe pasi kaperdiu helmin vrases, pastaj tabletat tjetra i piu per vete. Nuk vonoi shume dhe helmi e dha menjehere efektin vrases. Me pare, mesohet te jete rrezuar pertoke e mbytur ne shkume e perpelitje Shahe Hoxha. Vuajtjet e bashkeshortes i shkaktuan keqardhje Qazimit, i cili lajmeroi menjehere familjaret, duke i treguar edhe se bijes, Simes, se cfare kishin vendosur te benin. Edhe pse fqinjet u mobilizuan per dergimin e tyre ne spital, Shahe Hoxha nderroi jete rruges. Vetem pak caste me vone u shua nga helmi edhe Qazim Hoxha. Askush nuk ka pasur mundesi te shpetoje jeten e te moshuarve, qe me aktin e tyre tronditen gjithe opinionin perreth. Sipas fqinjeve te tyre, dy te moshuarit punonin dhe e i siguronin vete te ardhurat, madje edhe banesa ku ata jetonin ishte mjaft komode. Policia mberriti menjehere ne vendngjarje, pas njoftimit te vajzes se viktimave, qe lajmeroi blute e tmerruar per ngjarjen qe ndodhi ne shtepine e saj. Ne vendin e ngjarjes shkoi policia e Peqinit, si edhe nje grup hetimor, te cilet konstatuan paraprakisht se cifti i bashkeshorteve Hoxha jane vetehelmuar. Gjithsesi, grupi hetimor po punon intensivisht per zbardhjen dhe dokumentimin e plote te kesaj ngjarjeje te rende. M.Kalaja