E Shtunë, 31 Tetor 2026

Giggs i pavendosur për sezonin tjetër

Veterani i Manchester Unitedit, Ryan Giggs nuk ka garantuar se do të luajë edhe në stinorin e ardhshëm. Menaxheri i ekipit nga Old Trafford, Sir Alex Ferguson beson se Giggs mund të luajë edhe për dy vite, së paku.

Por, Uellsiani i tha për të përditshmes The Telegraph se ky mund të jetë sezoni i tij i fundit.

“Mund të jetë, po. Jam në gjendje të njëjtë me edicionet e kaluara dhe do të vlerësoj situatën më vonë. Nëse nuk jam i kënaqur dhe nuk jap kontribut për ekipin do të pensionohem. Por, ende jam duke u kënaqur dhe ndihem i rëndësishëm për skuadrën”, u shpreh Giggs.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›