Nani mendon vetëm për United

Mesfushori i Manchester United, Nani ka thënë se ai është duke menduar vetëm për të ardhmen te gjiganti nga Old Trafford, pas spekulimeve që e kanë lidhur atë me një kalimi te Bayerni i Munichut.
“Preferoj që të harroj spekulimet për klubet e tjera të interesuara për mua. Unë nuk dua të flas shumë për këtë, por nëse janë të vërteta, atëherë kjo është pse kam luajtur mirë. Por, sinqerisht, unë jam i fokusuar në Manchester United”.
“Unë kam biseduar shumë me Fergusonin dhe ai gjithmonë ishte i qartë. Ai ka sqaruar se çfarë dëshiron nga unë dhe unë do të bëj që misioni i tij të jetë i përmbushur. Unë dua të luaj shumë më mirë se sa sezonin e kaluar. Konkurrenca është e mirë, të frymëzon. Nëse ke konkurencë, stërvitesh më mirë dhe kërkon më shumë nga vetvetja pas çdo ndeshje”, tha Nani për The Sun.