Reali i bën ofertë Vargas

Real Madridi i ka bërë një ofertë luksoze mbrojtësit peruan, Juan Manuel Vargas, në tentativë për ta bindur atë që të largohet nga Fiorentina.
Besohet se Real Madridi i ka ofruar 27 vjeçarit kontratë pesëvjeçare me përfitime prej 3.5 milionë eurosh në sezon.
Ende nuk dihet çfarë do të ndodhë, por mediat italiane raportojnë se me vetëm një takim të drejtuesve madrilenë me ata të Violas gjithçka do të ishte e përfunduar.