E Diel, 1 Nëntor 2026

Pacolli vijon lobimin, pritet shumë shpejt njohje

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, në ditën e tij të tetë në kontinentin Afrikan, ka vijuar me aktivitete lobuese për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
 

Pacolli gjatë kësaj periudhe ka vizituar Ganën, Nigerinë dhe Marokon, ku është takuar me udhëheqësit shtetërorë të këtyre shteteve.
Sipas mediave kosovare, mësohet se Pacolli është duke punuar në drejtimin që Kosova shumë shpejtë të fitojë statusin e vëzhguesit, në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, status të cilin deri në vitin 2000 e kishte edhe shteti i Zvicrës.
 

Menjëherë pas përfundimit të vizitës në Afrikë, Pacolli do të udhëtojë për në Astana të Kazakistanit, në konferencën e ministrave të punëve të Jashtme të Organizatës së vendeve Islamike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›