E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nishani-Wolfarth: Së bashku për krijimin e frymës bashkëpunuese mes forcave politike

Tiranë- Presidenti i ri i vendit, ende i pabetuar, Bujar Nishani ka pritur sot në takim ambasadorin e OSBE-së në Tiranë , Eugen Wolfarth, të cilit i ka shprehur angazhimin për të punuar së bashku në krijim e një klime të bashkëpunuese mes forcave politike.

Kreu i ardhshëm i shtetit ka falenderuar ambasadorin Wolfarth për mesazhin e tij inkurajues pas zgjedhjes së tij si President i Republikës. Nishani solli në vëmendje bashkëpunimin e shkëlqyer dypalësh të mëparshëm me OSBE kur drejtonte Ministrinë e Drejtësisë dhe Ministrinë e Brendshme, nërkohë që ka shprehur besimin se bashkëpunimi do të vijojë në të tilla nivele.

Suksesi i bashkëpunimit tonë ka qenë i bazuar së pari në përcaktimin e prioriteteve për reformat që duhet të ndërmerreshin dhe së dyti në vendosjen e bashkëpunimit në terma konkretë. Bashkëpunimi ynë ka sjellë rezultate dhe përfitime konkrete. Besoj fuqimisht se do të kemi të njëjtin nivel bashkëpunimi me OSBE edhe gjatë mandatit tim si President i Republikës- ka thënë Nishani.

Kryetari i Prezencës së OSBE në Shqipëri Z. Wolfarth shprehu edhe njëherë përgëzimet për zgjedhjen e z. Nishani në detyrën e lartë të Presidentit të Republikës.

Nishani dhe Wolfarth shprehën angazhimin për të punuar së bashku të nxitur forcat politike të bashkëpunojnë për të çuar përpara dhe konkretizuar përpjekjet për reformën zgjedhore dhe atë parlamentare, e po kështu edhe diskutimet për kufizimin e imuniteteve të deputetëve dhe të zyrtarëve të lartë, si dhe kryerjen e reformave në fushën e dretjësisë ku do të jetë i domosdoshëm kontributi i drejtpërdrejtë i komunitetit të gjygjtarëve dhe prokurorëve.

Bujar Nishani ka takuar gjtihashtu Ambasadorin e Brazilit z. Ruda G. Seferin, i cili i dorëzoi atij një mesazh urimi me rastin e zgjedhjes në këtë detyrë të lartë, nga Presidentja e Republikës Federative të Brazilit Znj. Dilma Rousseff.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›