E Diel, 1 Nëntor 2026

Nano: Në garë për President jo me të kaluarën

Ai ishte sot në ambasadën çeke në Tiranë ku bëri homazhe për nder të ish-Presidentit Vaclav Havel, i cili ndërroi jetë ditën e diel në moshën 75-vjeçare.

"Nuk besoj se jam në garë për të kaluarën, por me idetë dhe përfaqësuesit që janë të interesuar për shpejtimin e integrimit të Shqipërisë", Fatos Nano. Por, sot bëri homazhe në këtë ambasadë edhe kryetari aktual i Partisë Socialiste, Edi Rama, për të cilin u pyet edhe Nano.

"Unë nuk e njoh agjendën e zotit Rama për gjëra kaq interesante". Lidhur me përjashtimin e Kastriot Islamit nga Partia Socialisite , ish-kryetari i PS-së, Nano e cilësoi si një gabim duke shprehur besimin se "PS do të ketë forca ta korrigjojë këtë gabim fatal".

 Gjithashtu Fatos Nano hodhi poshtë edhe deklaratat e Nikollë Lesit, i cili pretendon se është kërcënuar nga ish-lideri socialist se po lobon kundër tij si president duke u shprehur se "ka mbi katër vjet që nuk kam komunikuar me zotin Lesi".

Gjatë homazheve të tij, Rama shprehu ngushëllimet më të ndjera zyrtarëve të lartë të Ambasadës së Republikës së Çekisë dhe u përul me respekt para fotografisë së Ish-Presidentit të parë postkomunist të Çekosllovakisë dhe të Çekisë, Kryetari Rama shkruajti në Librin e Zisë të hapur me këtë rast. Ai e vlerësoi ish-Presidentin Havel si njeri që ishte frymëzim i madh kundër regjimit në Shqipëri. Për Ramën shembulli unik i Havelit në marrëdhëniet me pushtetin do mbetet gjithnjë frymëzues. “Është nder i posaçëm për mua që të mund të bëj një koment për një figurë frymëzuese e cila në distancë mua dhe të tjerë na udhëhoqi në rrugën e protestës e pastaj të revoltës ndaj regjimit totalitar”, tha Rama. /Start/

                                                                                             2011-12-22 13:13
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›