E Diel, 1 Nëntor 2026

Nano Nxitje te reformave integruese. Arvizu Kemi nevoje per nje lidership pozitiv

Ish-lideri socialist, Fatos Nano vijoi sot axhendën e tij të konsultimeve me një tjetër takim, por kësaj rradhe me përfaqësuesin e SHBA-së në Tiranën zyrtare, Aleksandër Arvizu. Kështu, në rrugën e tij për të qenë kandidat për garën e kreut të ri të shtetit, ish-kryeministri Nano kërkoi mbështetjen e ambasadorit amerikan, Arvizu. 
Bashkëbiseduesit, pas takimit që zgjati për 90 minuta me rradhë, bënë publik qëndrimet e tyre, rreth temës së bisedës.
“Jam shumë i kënaqur që Nano gjeti kohë në axhendën e tij për të më takuar. Nisur nga emrat që janë anonçuar deri më tani, qartazi disa kandidatë janë më seriozë se të tjerët, dhe zoti Nano bie në këtë kategori, ndaj është e rëndësishme që ne të vijojmë bisedimet. Procesi i zgjedhjes, dua të nënvizoj që ky është një proces plotësisht, qartësisht shqiptar. Por gjithashtu dua të theksoj se ka shumë implikime, që janë në lidhje me të ardhmen e këtij vendi. Sikurse janë marrëdhëniet me konumitetin ndërkombëtar dhe me prespektivën në marrëdhëniet me SHBA. Nuk po flasim zgjedhjen e një ministri të kabinetit, por bëhët fjalë për Presidentin e Republikës së Shqipërisë”, vuri në dukje, ambasadori Arvizu, në përfundim të këtij takimi.
Njëkohësisht, duke i mëshuar pikërisht procesit, ambasadori i SHBA-së nënvizoi faktin se “parakushtet kërkesat, janë të vendosura në Kushtetutë, ndaj dhe duhet të jetë një proces kushtetues”.
Ndërkohë që në prononcimin e tij, Arvizu zgjodhi të bëjë publikë vlerësimet e tij përkundrejt figurës së ish-liderit socialist, ku preferoi t’i kushtojë një rëndësi të veçantë, pikërisht qëndrimeve të Nanos mbi ngjarjet e 21 janarit.
“Të premten jam takuar mekryeprokuroren, Ina Rama dhe kam marrë konfirmim se shumë shpejt do të dilet me një raport konkret për 21. Mendoj që komenti që bëri Nano për 21 janarin, ka të ngjarë të jenë më objektivët, më të mirëmenduarit që janë bërë deri më sot. E di që jo të gjithë e besojnë këtë, ka pasur një parlamentar që ka komentuar në “facebook”, që nuk e mbështetur. E respektoj mendimin e parlamentarit. Por unë jam i bindur që vendi ka nevojë për një lidership politik pozitiv, dhe mendoj që shumë nga këto gjëra pozitive janë të simbolizuara tek figura e Nanos”, veçoi Arvizu, në përfundim të deklaratës së tij.
Pas prononcimit të ambasadorit Arvizu, nuk mungoi dhe deklarata e ish-kryetarit të PS-së, Fatos Nano, i cili shprehu qëndrimin e tij për të vijuar më tej me axhendën e tij të konsultimeve, deri në momentin final, kur Kuvendi do të hapë zyrtarisht garën për zgjedhjet presidenciale.  
“Ambasadori Arvizu më dha kënaqësinë që natyrshëm të jetë pjesë e konsultimeve, ku përfaqësuesit diplomatik duhet të jenë pjesë e diskutimeve, për një çështje të tillë. Kryeministri, Berisha po kryen mirë axhendën integruese, por unë nuk tërhiqem përballë deklaratave të ditës së tij. Do të avancoj me ofertat që zgjidhin probleme. Gjithashtu, në momentin kur të takoj kreun Rama do të rimarr axhendën timte për të riaktivizuar të majtën”, vlerësoi nano, në prononcimin e tij për mediat. 
Takimet e ish-lidersit socialist do të vijojnë dhe gjatë ditëve në vijim, ku pasi shënon takimin e dytë, brenda tre ditëve, fillimisht me kreun Meta, sot me ambasadorin Arvizu, konsultimet do të kalojnë në kampin e mjatë. Pritet që gjatë ditës së nesërme Nano të zhvillojë takime me kryetarin e PBDNJ-së, Vangjel Dule, e më pas me kreun e PS-së, Edi Rama. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›