E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbi disa sfida te bujqesise dhe Arsimit ne Lushnje

05-11-2010 / Nga Kadri Gega

Gjate perurimit te seres se re te Universitetit Bujqesor te Kamzes Berisha theksoi se qeveria do te investoje per krijimin dhe organizimin e shkollave bujqesore duke investuar ne departamente fakultete pasi sipas tij vendi ka nevoje per fermerin e shkolluar.
Eumlshte pikerisht ne Myzeqe ku citimet e mesiperme te z.Berisha jane bere realitet ne keto tre vitet e fundit. Ketu dhe ne mbare treven myzeqare studiohet dhe punohet ne fushen e bujqesise me kushte e metoda bashke kohore. Eumlshte hapur dhe funksionon per te tretin vit radhazi Universiteti Bujqesor ne Lushnje si dege e Universitetit Bujqesor Kamez. Hapja dhe zgjerimi i veprimtarise se Fakultetit Bujqesor ne kete qytet eshte nje arritje e vecante pasi i vendosur prane Institutit Bujqesor te Lushnjes tashme i njohur ne te gjithe Shqiperine jep mundesi per veprimtari te suksesshme jo vetem per krahinen pjellore te Myzeqese por njekohesisht sherben si baze shkollimi per gjithe jugun e vendit per zhvillimin si te bujqesise ashtu dhe te blegtorise. Ne kete filial nuk shkollohen vetem specialiste te larte por aty realizohen aktivitete praktike e shkencore per ti bere studentet qe dalin prej dyerve te tij sa me te afte per jeten. Si fillim numri i studenteve ishte i relativisht i vogel por kete vit ndryshe nga dy vitet e tjera te meparshme ai ka ardhur ne rritje. Kete vit akademik ne kete universitet do te studiojne 270 studente ku nga keta 120 do te fillojne vitin e pare. Jane miratuar edhe deget ku do te studiojne dhe pikerisht ne finance-kontabilitet agrobiznes hortikulture agrikulture dhe drejtim fermash. Fale punes kembengulese te te gjithe stafit akademik por ne menyre te vecante te drejtuesit te ketij filiali Prof. As.Dr.Vladimir Bano po shenohen hapa te mbara nga njeri vit ne tjetrin edhe pse nuk ka patur mbeshtetjen e duhur nga bashkia e qytetit per te mundesuar objekte me hapesira me kapacitete me te medha. Eumlshte privilegj per kete qytet qe qeverisja Berisha ka bere te mundur qe femijet e Myzeqese dhe te krahinave te tjera te kene mundesi shkollimi me sa me pak shpenzime. Kjo eshte nje vendimmarrje qe ne bashkine Lushnje ka gjalleruar me shume jeten qytetare urbane ne pergjithesi dhe ate arsimore ne vecanti. Perseri dhe kete vit keta studente po studiojne ne ambientet e Institutit Bujqesor Lushnje ku jane pershtatur disa ambiente si klasa auditoriumi.
E gjej me vend te nxjerr ne pah se deshira per shkollim ne kete qytet eshte e kahershme. Nuk eshte e rastesishme qe aty eshte mbajtur ne vitin 1920 i pari Kongres Arsimor i Lushnjes ku u vendos qe gjuha e Elbasanit qe do te nenkuptonte gjuhen e gegeve te behej gjuha zyrtare e Shqiperise dhe pastaj ne 1972 ne Kongresin e Ortografise Shqipe u vendos perfundimisht qe toskerishtja te behej gjuha zyrtare nje standard i detyruar per te gjithe shqiptaret. Studiuesit e fushes se gjuhesise percaktojne se gjuha shqipe ka kaluar vetem nepermjet ketyre dy standardizimeve zyrtare.
Tradita arsimdashese karakteristikat natyrore te favorshme per zhvillimin e bujqesise dalja e gjere ne detin Adriatik i cili lag pjesen perendimore te ketij rrethi perben kusht per zhvillimin e peshkimit dhe turizmit. Sistemi i rrugeve turizmi bujqesia sistemi energjetik nuk reshtin per asnje moment nga angazhimet e kryeministrit Berisha. Me dhjetera here jane rritur investimet ne fushen e bujqesise me qindra projekte jane zbatuar si nga donatore e investitore te huaj e te vendit. Tashme pervoja nga emigracioni ka bere te mundur qe te angazhoje nje pjese te fermereve myzeqare qe ata te fitojne duke punuar ne vendin e tyre. Veshtire se mund te gjenden vende te tjera qe te konkurrojne fushat e Myzeqese ne prodhimin e perimeve dhe kulturave te tjera bujqesore. Me ndertimin dhe perdorimin e tregjeve te prodhimeve bujqesore dhe me nje organizim me te mire te sistemit te vaditjes dhe te kullimit fermeri myzeqar me prodhimet e tij mund te konkurroje denjesisht ne tregjet nderkombetare dhe gradualisht vendi yne nga nje vend importues i disa viteve me pare po kthehet dhe do te kthehet me shume ne te ardhmen si nje vend i fuqishem eksportues.
Bashkia Lushnje me karakteristikat e saj mund te quhet vend tipik ku zhvillohet nje bujqesi urbane. Kjo forme e zhvillimit bujqesor njihet si nje industri qe prodhon perpunon dhe tregton ushqim kryesisht ne pergjigje te kerkeses te perditshme te konsumatoreve brenda nje qyteti qyteze apo metropoli duke aplikuar metodat intensive te prodhimit duke perdorur dhe riperdorur burimet natyrore dhe mbetjet urbane ushqimore per te dhene nje shumellojshmeri kulturash bujqesore dhe prodhime blegtorale ne nevoje te konsumatorit.
Nga faktet e mesiperme po edhe shume faktore te tjere qe nuk mund te paraqiten te gjitha ne kete shkrim thuhet me plot bindje se suksesi i zhvillimit ne Lushnje i perket qeverisjes demokratike sepse askush pas shembjes se komunizmit nuk ka bere kaq shume dhe kaq vepra te tilla madhore ne kete qytet dhe ne te gjithe treven e Myzeqese.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›