E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli- Kolbou: Optimist për realizimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme

Ndryshimet e Shqipërisë janë vlerësuar me nota optimiste për të ardhmen në BE nga deputeti gjerman Valter Kolbou. Gjatë takimit të zhvilluar me kryetaren e Parlamentit Jozefina Topalli, deputeti gjerman nisur nga zhvillimet pozitive në Shqipëri, veçoi se Gjermania e sheh vendin tonë me një të ardhme të sigurt në Bashkimin Evropian. Deputeti Kolbou, një nga ekspertët e politikës gjermane në fushën e mbrojtjes, vlerësoi bashkëpunimin me Shqipërinë në misionet paqeruajtëse në botë duke vlerësuar tepër të rëndësishme reformat e Shqipëria në fushën ushtarake dhe jo vetëm. Shqipëria ka ecur shumë dhe veçanërisht vitet e fundit keni qenë shumë të suksesshëm. Ne jemi shumë të interesuar të intensifikojmë bashkëpunimin jo vetëm mes dy parlamenteve por mes dy vendeve tona, u shpreh deputeti gjerman Kolbo. Nga ana e saj, kryeparlamentarja Topalli ka vlerësuar si të rëndësishëm partneritetin me Gjermaninë, duke u shprehur e lumtur për intensifikimin e bashkëpunimit me këtë vend, i cili na ka mbështetur gjithmonë. Fokusi ynë janë tashmë zgjedhjet e përgjithshme dhe për ne ska gjë më të rëndësishme se realizimi i zgjedhjeve më të mira që Shqipëria ka pasur. Jemi optimist për këtë sepse kemi arritur të krijojmë një infrastrukturë moderne zgjedhore të standardeve shumë të larta, nënvizoi Topalli. Duke u ndalur në politikën e jashtme, kryetarja e Kuvendit tha se përqendrimi është në liberalizimin e vizave ku premtoni mbështetjen maksimale për përmbushjen e kësaj ambicie.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›