Rama i merr Metes ish-kreun e Fierit
Xhemil Beharaj
Partia Socialiste mbledh prane vetes drejtuesit e LSI ne rrethe. Keshtu, perpos dialogimit me shqiptaret, kreu socialist turin e tij me sa duket ka filluar ta shnderroje dhe ne nje tjeter funksion e pikerisht ne perthithjen e perfaqesuesve te LSI ne rrethe prane radheve socialiste. Ne vijim te turit "Dialog me Shqiperine", kreu i PS-se, Edi Rama, zhvilloi dje nje takim me socialistet ne Patos, per te kaluar me pas ne Mbrostar. Por, perpara vizites qe do te zhvillonte ne ekspoziten e piktoreve Viktor dhe Leonidha Bullgari, vellezer, kryetari Rama ka zhvilluar nje takim me ish-kreun e LSI-se dega Fier, Haxhi Kalluci. Burime prane ketij takimi, bene me dije se Rama i ka kerkuar Kallucit qe pasi eshte perjashtuar nga LSI edhe si kryetar, edhe si anetar i saj te behet e Partise Socialiste. Nga ana e tij, Kalluci ka pranuar kete ftese, sikunder i ka pohuar Rames qe ne PS ai do te shkoje se bashku me disa ish-anetare te LSI-se, dega Fier.
Ne kuader te turit "Dialog me Shqiperine", ku i gjithe muaji maj i dedikohet rinise, kreu i socialisteve, Edi Rama, ka bere ndalesen e radhes ne qytezen e Patosit. Gjate takimit te tij me banoret ai nuk ka vonuar te ftoje te gjithe shqiptaret te bashkohen per te lene menjane te majten dhe te djathten dhe duke u shkeputur nga politika e vjeter. E ky bashkim, sipas tij, eshte i domosdoshem per te ardhmen e femijeve te tyre, pa dallim bindjesh politike. Njekohesisht, kryetari Rama ka fajesuar politikat qeverisese per problemet qe ka sot vendi, duke cilesuar se "ka ardhur koha qe femijet dhe te rinjte t'i japin fund arratise ne vendet e botes per shkak te papunesise. Ka ardhur koha qe edhe te rinjte te kthehen ne qenie qytetare dhe ta shohin te ardhmen e tyre ne vendin ku kane lindur". Gjithashtu, Rama vuri theksin dhe te nje tjeter ceshtje jo pak e rendesishme per publikun, e konkretisht te struktura arsimore, te cilen ai e quajti nje strukture te deshtuar dhe duhet te rimendohet nje strukture e re arsimore.
Kryetari i PS-se, Rama, u ka bere ftese gjithe te rinjve te Patosit qe te bashkohen per te kerkuar normat me minimale te jeteses qe deri me sot i jane mohuar nga politika e vjeter Ne fund te takimit kreu socialist i ka kerkuar te rinjve patosarak qe te japin sugjerime per hartimin e nje programi qeverises sa me te favorshem per ta. Pas takimit me banoret e Patosit Rama ka vijuar turin ne fshatin e Libofshes, ku ka zhvilluar takime me banore te zones dhe fshatrave perreth. Pas ketyre takimeve, Rama, gjate qendrimit te tij ne Libofshe, ka frekuentuar dhe ambientet e kompleksit "Apollon", meqenese ishte dhe dita e dyte e panairit qe organizon Bashkia Fier, Dhoma e Tregtise dhe Industrise si dhe kompleksi "Apollon".
"Rrembimi" i anetaresise filloi me Gogen ne Ndroq
Prej kohesh perplasjet mes PS dhe LSI ne qender jane reflektuar dhe ne baze. Keshtu, praktikat e para se fundmi nga LSI, e cila mori disa drejtues te PS-se, ne komuna, po ndiqen dhe nga kupola roze. Nje levizje e tille u pa dje gjate vizites se zhvilluar nga kreu socialist, Edi Rama ne Mbrostar, ku leshoi nje ftese per ish-kryetarin e LSI-se dega Fier, Haxhi Kalluci, per t'u bere pjese e strukturave socialiste. Pak kohe me pare, ishte Levizja Socialiste per Integrim, ajo qe i mori Partise Socialiste kryetaren e komunes se Ndroqit, Fatima Goga, duke u pasuar dhe me ish-kryetarin socialist te Patosit. Nga ana tjeter socialistet jane shprehur me se nje here qe nuk kane ndermend te marrin anetaresi nga ata te LSI, por kalimi i djeshem i Kallucit, duket se ka qene i detyruar, per faktin se ai tashme eshte i perjashtuar nga te gjitha strukturat drejtuese te partise se Metes dhe eshte zevendesuar nga Prifti. Nderkohe qe dueli PS-LSI vijon ne kete drejtim.