E Diel, 1 Nëntor 2026

Nano pas takimit me Idrizin Jemi ne rrugen e duhur

Ish lideri i socialistëve Fatos Nano është takuar mesditën e sotme me kreun e PDIU-së Shpëtim Idrizi për të marrë mbështetje për kandidaturën e tij në krye të shtetit shqiptar.

Në përfundim të takimit Nano u shpreh se është në rrugën e duhur për të zgjeruar dialogun me drejtuesit e partive parlamentare dhe jo vetëm.
Ai tha se duhet të kontribuojmë në favor të integrimit të vendit dhe se zgjedhja e presidentit duhet të bëhet përmes një procesi transparent.

Nga ana e tij kryetari i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet Shpëtim Idrizi, ka vklerësuar figurën e Fatos Nanos tha se çështja e presidentit është proces negociatash me partitë. Sipas Idrizit presidenti duhet të jetë konsensual dhe të ketë nja platformë të qartë integruese dhe të jetë garant i kushtetutës.

Takimi i sotëm i Nanon me kreun e PDIU-së vjen pas takimi me kreun e Partisë Socialiste Edi Rama, liderin e LSI-së Ilir Meta dhe ambasadorin amerikan Arvizu, ndërsa pritet shumë shpejt edhe takimi me kryeministrin Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›