Qeveria miraton ligj per hetimin e raportit te Dik Martit
Në mbledhjen e sotme të qeverisë u miratua edhe një ligj i veçantë për hetimin e raportit të Dik Martit, sipas të cilit pretendohej se në Shqipëri kryhej transplant organesh dhe gjendet një varr masiv serb.
Duke i quajtur të pabaza, të pafaktuara dhe të shkruara nga Millosheviç, akuzat e seantorit Marti, kryeministri Berisha tha se ky ligj do t’i shërbejë bashkëpunimit me prokurorin e ngarkuar nga Bashkimi Evropian për hetimin e raportit.
“Intensiteti i akuzave të pafaktuara kërkon hetim të imtësishëm, qoftë për transplantin e organeve, si forma më e shëmtuar e krimeve kundër njerëzimit, ku pretendohet se paska ekzistuar në Fushë-Krujë një spital, që hiqte organet dhe i çonte ë botë. Në Fushë-Krujë ndoshta i kanë vrarë sytë pamjet me Xhorxh Bushin atij”- theksoi Berisha, duke shprehur skepticizmin për akuzat e pretenduara nga Marti.
Ne tha ai jemi të interesuar më shumë se kushdo tjetër që këto akuza që bëhen për udhëheqjen politike të Kosovës, por dhe për Shqipërinë të zbardhen. Kemi besim te grupi hetimi dhe ligji u krijon atyre të gjitha mundësitë për një hetim të plotë.
“Nuk mund të mos theksoj se ky dokument dhe një herë nuk bazohet në asnjë fakt evident. Ka zgjedhur Fushë-Krujën dhe jo Krujën për qëllimet e tij, por hetimi do të nxjerrë të vërtetën, sepse të akuzosh për një hetim të tillë që s'e ka bërë Sllobodan Millosheviçi. Ky kasap që kishte për qëllim vrasjen e shqiptarëve nuk ka deklaruar vetë në mijëra faqe që shqiptarët kanë bërë trafik organesh. Do të ketë hetim të plotë për varrezë masive, pasi ky është pretendimi i dytë i senatorit Dik Marti, të hetohet e të faktohet se ku gjendet ky varr”-nënvizoi kryeministri.
Duke shprehur mirënjohjen për ndërrmajen e këtij ehtimi dhe zbardhejn e së vërtetës kryeministri u shpreh se aty ku është pretenduar për varrezë masive fill pas lufte, kanë ardhur ekipet dhe kanë gjetur fshatarë lumjanë në shtëpitë e tyre dhe lopë në stallën e familjes dhe asnjë gjurmë të vetme të një varreze masive, ku pretendohet.
Ndërkaq kryeministri shprehu edhe qëndrimin e tij të ndryshëm ndaj ligjit dhe senatorit Dik Marti, pasi sipas tij ky i fundit është i njohur për qëndrimet e tij antishqiptare dhe një kundërshtar i zellshëm i ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë.
“Për Dik Martin më mirë që Millosheviçi të përsëriste skenat hitleriane të spastrimit etnik dhe gjenocidit, se sa NATO të ndërhynte e të mbronte të drejtat e e një populli që po shpërnguljes barbarisht nga trojet e tij”-tha ai.
Me këtë ligj përfundoi Berisha i japim përgjigijen më të shkëlqyer qëndrimit tonë për një hetim të plotë të kësaj çështjeje. Duke falënderuar BE-nnë dhe EULEX-in që financon këtë hetim, ai tha se përpjkejet për demonizimin e shqiptarëve janë primitive dhe për fat të keq përsërisin klishera historike që nuk i bëjnë nder asnjeri.